“Shpërndaje Atë që Beson”, Miku, korrik 2024, f. 2–3.
Nga Presidenca e Parë
Shpërndaje Atë që Beson
Përshtatur nga biseda “A Child and a Disciple” [“Një Fëmijë dhe një Dishepull]”, Liahona, maj 2003, f. 29–32.
Babai im ishte shkencëtar. Dikur lexova një bisedë që ai e dha për një grup të madh njerëzish. Në të ai foli për Krijimin dhe një Krijues ndërkohë që fliste rreth shkencës. E dija se pak veta në grup kishin të njëjtin besim si ai. Prandaj i thashë me habi: “Babi, ti dhe dëshminë tënde”.
Ai më pa me habi në fytyrën e vet dhe tha: “E dhashë?” Ai as që e dinte se po tregohej guximtar. Thjesht tha atë që e dinte se ishte e vërtetë.
Të gjithë ne që jemi pagëzuar, kemi premtuar ta shpërndajmë ungjillin. Mund të lutemi me besim që ta ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit për ne dhe për të gjithë njerëzit që takojmë. Ti do të jesh plot emocion rreth Kishës së Zotit dhe veprës së Tij dhe kjo do të jetë e dukshme. Të thuash atë që beson, do të jetë pjesë e njeriut që je.
Mënyra të Thjeshta për ta Shpërndarë Ungjillin
Ti mund ta shpërndash ungjillin në mënyra të shumta. Shkruaje atë që mund t’ia thoshe secilit person, për ta shpërndarë atë që beson. Mënyra e parë është dhënë gati për ty.
Si e kalove fundjavën?
Mirë! Shkova në kishë.
Shumë njerëz kanë bindje të ndryshme fetare. Çfarë beson ti?
Babi im është i sëmurë. Do të lutesh për të?