Miku
Gëzimi i të Mësuarit
Korrik 2024


“Gëzimi i të Mësuarit”, Miku, korrik 2024, f. 32–33.

Miku Mikut

Gëzimi i të Mësuarit

Nga një intervistë me Olivia Kitermanin dhe Noel Lambert Barusin.

Nuk mendoja se isha një dëgjues i mirë ndërkohë që rritesha. Të gjithë motrat dhe vëllezërit e mi ishin vërtet të zgjuar. Ata merrnin nota të mira. Merrnin lëndët më të vështira. Vazhdoja të përpiqesha për lëndët më të vështira, por nuk u pranova kurrë. Matematika ishte shumë e vështirë. Prandaj mendova: “Epo, hamendësoj se nuk jam i zgjuar”. Nuk mendoja se kjo gjë mund të ndryshonte.

Pastaj një vit pata një mësuese që më dha vetëbesimin që më nevojitej. Mësuesja ime pa brenda meje më shumë talent sesa shihja unë. Ajo tha: “Klark, ti mund të jesh një student i mirë. Thjesht ke nevojë të besosh te vetja.”

Prandaj vazhdova të përpiqesha. Studiova më shumë. Gjithashtu punova që të isha më i organizuar. Mësova se si t’i mbaja shënim detyrat e mia të shtëpisë. Të parit më pak televizor më ndihmoi të përqendrohesha te detyrat e shkollës. Shpejt u bëra një nxënës më i mirë. Dhe vetëbesimi im u rrit.

Kur shkova në mision, e pashë që nuk më duhej të mësoja i vetëm. I kërkova ndihmë Atit Qiellor. Dhe e dëgjova Frymën e Shenjtë. Teksa punoja fort, isha në gjendje t’i mësoja dhe t’i ndihmoja njerëzit. Kur u ktheva në shtëpi nga misioni im, shkova në kolegj. U luta për ndihmën e Perëndisë në çdo lëndë. U bëra një student më i mirë dhe madje fillova ta pëlqeja shumë matematikën!

Mendova se të ishe i zgjuar do të thoshte që dije shumë dhe shkolla ishte e lehtë. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse je i gatshëm ta përfshish Zotin në të mësuarit tënd dhe të punosh fort për t’u përmirësuar, ti je i zgjuar.

Nëse gjërat janë të vështira tani, mbaje mend se ti je një fëmijë i Perëndisë. Ti ke potencial të pabesueshëm. Mund të bësh gjëra të vështira. Thjesht vazhdo të ushtrohesh. Kërkoji ndihmë Atit Qiellor. Ai do që t’ia dalësh mbanë. Mund ta bësh këtë!

Djalë i buzëqeshur duke bërë detyrat e shkollës

Zbavitje gjatë të Mësuarit

Gjeje secilin model të mjeteve shkollore në rrjetën më poshtë. Për çfarë të pëlqen të mësosh në shkollë?

Veprimtaria në formatin PDF me mjete shkollore në rrjetë

Ilustrimet nga Agnes Saccani