Miku
Ndjekja e Jezusit së Bashku
Korrik 2024


“Ndjekja e Jezusit së Bashku”, Miku, korrik 2024, f. 20–21.

Ndjekja e Jezusit së Bashku

Fëmijë të Fillores me punime artistike

Fëmijët në provincën Pedro Domingo Murijo në Bolivi mësuan rreth rëndësisë së përgatitjes për në tempull. Ata bënë vizatime dhe modele të asaj që menduan se si mund të dukej tempulli i ardhshëm i La Pazit në Bolivi.

Vajzë me modelin e tempullit të bërë nga tullëza plastike

Lili M., 10 vjeçe, Arizonë, SHBA

Djalë me skenë të bërë vetë të Moronit duke groposur fletët

“Moroni Gropos Fletët e Arta”, Artur S., 6 vjeç, Alaskë, SHBA

Vizatim nga një fëmijë i një tempulli

“Shtëpia e Zotit”, Odri B., 9 vjeçe, Alberta, Kanada

Vizatim nga një fëmijë i një personi që ka veshur armatimin e Perëndisë

“Armatimi i Perëndisë”, Ithën M., 10 vjeç, Virxhinia, SHBA

Skenë pagëzimi e bërë me rrotulla plastike

“Pagëzimi”, Kuin S., 8 vjeçe, Kolorado, SHBA

Maket nga kopshti i Edenit

“Kopshti i Edenit”, Abigejll B., 10 vjeçe, Kansas, SHBA

Fotografi portreti e një vajze

E ndjeva Frymën e Shenjtë kur dëgjova një bisedë në kishë.

Serfina K., 9 vjeçe, Krahina Muanza, Tanzani

Vajzë duke mbajtur karrocë të bërë me karton

Paraardhësit e mi udhëtuan për në Jutë me një kompani të karrocave të dorës. Unë bëra një karrocë dore për të kujtuar gjërat e mira që bënë ata.

Medi J., 9 vjeçe, Jutë, SHBA

Fotografi portreti e një djali

Ne kemi shumë libra në shtëpinë tonë, por libri që e lexojmë më shumë, është Libri i Mormonit. Mësova nga babi im se çdo herë që e lexon Librin e Mormonit, do të mësosh gjëra të reja.

Lui C., 10 vjeç, Distrikti Taojuan, Taivan

Fotografi portreti e një vajze

Nuk mund t’i gjeja këpucët e mia dhe bëra një lutje për ndihmë. Mendova se do të vinte një përgjigje menjëherë, por nuk erdhi. Isha e acaruar, kështu që ngrita një bluzë nga dyshemeja dhe e hodha. Nën bluzë ishin këpucët e mia. Lutja ime nuk mori përgjigje në mënyrën që e prisja, por e dija se lutja ime u dëgjua.

Kozet K., 10 vjeçe, Kuinslend, Australi

Fotografi portreti e një djali

Mbolla lule për një motër në lagjen time të banimit dhe ushqeva kotelen e saj. U ndjeva i lumtur që shërbeva sikurse shërbeu Jezusi.

Matias V., 8 vjeç, Rajoni Santiag Metropolitan, Kili