“Aaroni i Jep Mësim Mbretit”, Miku, korrik 2024, f. 26–27.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Aaroni i Jep Mësim Mbretit
Ilustrimet nga Andrew Bosley
Aaroni ishte njëri prej bijve të Mosias. Ai ishte një misionar. Ai i dha mësim mbretit të lamanitëve që sundonte mbi të gjithë vendin.
Aaroni e pyeti mbretin se a besonte te Perëndia. Mbreti tha se do të besonte nëse Aaroni i thoshte që Perëndia ishte i vërtetë. Ai i kërkoi Aaronit që t’i tregonte më shumë rreth Perëndisë.
Aaroni ia lexoi mbretit shkrimet e shenjta. Ai dha mësim rreth krijimit të tokës. Ai dha mësim rreth planit të Perëndisë. Ai i tregoi mbretit rreth Jezu Krishtit.
Më pas, mbreti u lut. Ai e pyeti Perëndinë a ishte e vërtetë ajo që tha Aaroni. Mbreti mori përgjigjen se ishte e vërtetë.
Mbreti e besoi atë që dha mësim Aaroni. Po kështu besoi çdo njeri në vatrën e tij familjare. Ata u pagëzuan dhe zgjodhën ta ndiqnin Jezu Krishtin.