Miku
Më Duan
Korrik 2024


“Më Duan”, Miku, korrik 2024, f. 42.

Shkruar nga Ti

Më Duan

Vajzë e buzëqeshur me çantë shpine përpara shkollës

Kam probleme mjekësore që kanë qenë vërtet të rënda. U linda ndryshe, pa ndonjë mënyrë për të përdorur tualetin. Kam bërë tre operacione të mëdha dhe disa të vogla.

Nganjëherë vras mendjen përse jam kështu, por të menduarit rreth Perëndisë dhe planit të Tij për shpëtimin më ndihmon që të kujtoj se mua më duan po aq shumë sa këdo tjetër. Është mahnitëse të kesh dëshmi për ungjillin dhe e di se mund të mbështetem te Zoti.

E dua kaq shumë trupin tim. E di se jam vërtet një dhuratë drite (që është domethënia e emrit tim). Megjithëse has vështirësi, unë e di se gjithmonë mund t’i kërkoj ndihmë Perëndisë.

Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Alyssa Johnson