“Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, korrik 2024, f. 28–29.
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – ose thjesht për argëtim!
1–7 Korrik
Punëdore për Planin e Lumturisë
Për kapitujt tek Alma 17–22
Aaroni dhe Amoni, që të dy, dhanë mësim rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë. Ata e quajtën atë plani i shëlbimit (shih tek Alma 18:36–39 dhe Alma 22). Kthehu te faqja 12 për të bërë punëdoren tënde për planin e lumturisë.
8–14 Korrik
Mjete në Duart e Perëndisë
Për kapitujt tek Alma 23–29
Amoni u tha vëllezërve të tij: “Ne u bëmë mjete në duart e Perëndisë për të plotësuar këtë punë të madhe” (Alma 26:3). Mblidh instrumente që mund t’i përdorësh për të bërë muzikë. Më pas krijo ritme dhe këngë. Ashtu si ne përdorim instrumente për të bërë muzikë, Perëndia mund të na përdorë që të ndihmojmë për të ngritur Kishën e Jezu Krishtit.
15–21 Korrik
Kujtuesi me Lojën me Karrige dhe Muzikë
Për kapitujt tek Alma 30–31
Alma dha mësim që “të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi” (Alma 30:44). Kjo do të thotë se gjithçka që krijoi Perëndia, mund të na e kujtojë Atë. Vendosi karriget në një rreth ku ka mjaft karrige për të gjithë përveç një personi. Bëj që dikush të vërë muzikë dhe të zgjedhë se kur ta ndalojë atë. Kur të ndalet muzika, gjithsecili ulet në një karrige. Personi që nuk ka karrige, tregon një gjë që i kujton Perëndinë. Vazhdo derisa gjithsecili të ketë rast për të marrë pjesë.
22–28 Korrik
Rritja e Dëshmisë Sate
Për kapitujt tek Alma 32–35
Alma dha mësim se kur ti e dëgjon fjalën e Perëndisë dhe bën gjëra që tregojnë besimin tënd, dëshmia jote rritet, ashtu si një pemë (shih tek Alma 32:37). Vizato gjëra që mund t’i bësh për ta ndihmuar një pemë të rritet, si për shembull t’i japësh ujë dhe dritë dielli. Më pas vizato gjëra që mund t’i bësh për ta ndihmuar dëshminë tënde të rritet, si për shembull të shkosh në kishë dhe të lutesh.
Ilustrimet nga Katy Dockrill