“Kush Ishte Abishi?”, Miku, korrik 2024, f. 24–25.
Mëso rreth Librit të Mormonit
Kush Ishte Abishi?
Abishi ishte një lamanite. Ajo punonte për mbretëreshën dhe mbretin.
Një ditë, Abishi e pa Amonin duke u dhënë atyre mësim rreth Jezu Krishtit. Të gjithë njerëzit që e dëgjuan, e ndien Shpirtin kaq fuqimisht sa ranë përtokë.
Abishi besonte tashmë te Jezu Krishti. Ajo e dinte se fuqia e Perëndisë i kishte bërë të tjerët të binin përtokë.
Ajo vrapoi jashtë dhe u tha njerëzve që të vinin për të parë mrekullinë që i kishte ndodhur mbretëreshës dhe mbretit.
Ajo e ndihmoi mbretëreshën që të ngrihej në këmbë.
Mbreti dhe mbretëresha u treguan njerëzve të tjerë dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin. (Shih tek Alma 19:16–17, 28–31.)
Sfida me Shkrimet e Shenjta
-
Kush i dha mësim mbretit Lamoni rreth Perëndisë? (Alma 18:26–28)
-
Me çfarë emri të ri e quajtën veten lamanitët pasi e ndoqën Jezu Krishtin? (Alma 23:17)
-
Çfarë groposën njerëzit tek Alma 24:19?
Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!
Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë paralelisht me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq.
-
Java 1: Alma 19:35–36
-
Java 2: Alma 26:12
-
Java 3: Alma 31:38
-
Java 4: Alma 33:4–11