“Ndjekja e Jezusit në Nikaragua”, Miku, korrik 2024, f. 6–7.
Ndjekja e Jezusit në Nikaragua
Njihu me Feliksin!
Si e Ndjek Feliksi Jezusin
Feliksi e ndjek Jezusin duke qenë i bindur. Ai lutet, përpiqet t’i zbatojë urdhërimet dhe shkon në kishë. “Mësoj shumë gjëra në Fillore”, – thotë ai. “Në Fillore ka shumë fëmijë dhe ne mësojmë për Jezu Krishtin.”
Feliksit i pëlqen të luajë me kushëririn e tij. Por nganjëherë ai dhe kushëriri nuk merren vesh. “Ati Qiellor më ndihmon të kem durim”, – thotë ai.
Feliksi i ndihmon edhe të tjerët. Në shkollë Feliksi pa që një shok klase nuk kishte ushqim të lehtë me vete. Feliksi i dha nga ushqimi i tij. Ai kujdeset edhe për motrën e tij më të vogël. Sigurohet që ajo është e sigurt duke ngrënë vetëm ushqime në copëza të vogla.
Rreth Feliksit
Mosha: 7 vjeç
Nga: Managua, Nikaragua
Gjuha: Spanjisht
Synimi: 1) Të jetë astronaut dhe të shkojë në Hënë ose ndoshta në Mars. 2) Të rritë pula në të ardhmen.
Veprimtaritë e parapëlqyera: Të mësojë rreth hapësirës, të luajë në piano dhe të gatuajë
Familja: Feliksi, mami, babi dhe motra më e vogël
Të Parapëlqyerat e Tij
Historia nga Libri i Mormonit: Kur Jezusi vizitoi kontinentin amerikan dhe i shëroi të gjithë njerëzit (3 Nefi 17)
Festa: Krishtlindja
Fruta: Luleshtrydhet dhe shalqiri
Ngjyra: Blu
Kënga e Fillores: “Do të Eci me Krishtin” (Miku, shkurt 2020, f. 27)