“Pendimi Sjell Gëzim!” Miku, shtator 2024, f. 2–3.
Nga Presidenca e Parë
Pendimi Sjell Gëzim!
I përshtatur nga biseda “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit”, Liahona, maj 2019, f. 91–94.
Pendimi është gëzim. Është pjesë e rëndësishme e planit të Perëndisë. Ne të gjithë kemi nevojë të pendohemi.
Për t’u penduar, ne duhet ta fillojmë me besim te Jezu Krishti. Duhet t’i braktisim mëkatet dhe t’i rrëfejmë ato. Kjo do të thotë që ne e kuptojmë se vepruam gabim, që u kërkojmë falje atyre që i lëndojmë, dhe zgjedhim të bëjmë zgjedhje më të mira. Gjithashtu duhet të marrim sakramentin çdo ditë Shabati.
Kur pendohemi, ne do të jemi të pastër. Zoti premton se Ai “nuk [do t’i] kujtoj[ë] më [mëkatet tona]” (Doktrina e Besëlidhje 58:42). Çfarë premtimi! Çfarë mrekullie! Çfarë bekimi!
Shpëtimtari ynë i dashur i hap krahët e Tij për t’i pranuar të gjithë ata që pendohen dhe e ndjekin Atë.
Të Pastër Përsëri
Bëje këtë veprimtari që të të ndihmojë të mësosh rreth pendimit.
-
Mbush një enë të pastër me ujë. Më pas hidh disa gurë e ca dhé në ujë. Kjo përfaqëson zgjedhjet e gabuara që bëjmë.
-
Për t’u bërë të pastër përsëri, nevojitet që të mos e bëjmë më atë që është e gabuar. Për ta përfaqësuar këtë gjë, nxirri gurët nga ena. Si duket uji tani? A është ende i papastër?
-
Për t’u penduar plotësisht, kemi nevojë për Jezu Krishtin. Kemi nevojë që të kemi besim tek Ai dhe te Shlyerja e Tij. Mbaje enën e ujit poshtë një rubineti. Lëre ujin e pastër të bjerë në enë derisa i gjithë uji i papastër të dalë jashtë. Kjo përfaqëson fuqinë që ka Jezu Krishti për të na ndihmuar që të bëhemi të pastër.