Miku
Kush Je në të Vërtetë
Shtator 2024


“Kush Je në të Vërtetë”, Miku, shtator 2024, f. 32–33.

Miku Mikut

Kush Je në të Vërtetë

Pamja
Plaku Kevin W. Pirson

Nga një intervistë me Olivia Kitermanin dhe Dajana Evelin Nilsonin.

Pamja
Jezu Krishti dhe fëmijët

Ati ynë Qiellor na do. Ai dëshiron të na ndihmojë që të dimë se kush jemi. Ai i krijoi shpirtrat tanë përpara se të vinim që të jetonim në tokë. Ne jemi të gjithë bij e bija të Perëndisë.

Nganjëherë mund të ndihemi të vetmuar ose të shqetësuar se nuk do të jemi kurrë mjaft të mirë. Jezu Krishti e di saktësisht se si ndihemi. Ai do të na ndihmojë që ta mposhtim çfarëdo sfide. Gjërat e vështira që hasim në këtë jetë, mund të na ndihmojnë të bëhemi më shumë si Jezu Krishti nëse kthehemi tek Ai.

Ungjilli na ndihmon ta shohim veten tonë ashtu si na sheh Ati Qiellor. Nëpërmjet besimit tonë te Jezu Krishti, sprovat tona mund të kthehen në bekime. Njohuria se kush jeni dhe se si ju sheh Perëndia, do ta bekojë cilindo person në çdo moshë.

Kur arrijmë ta kuptojmë se cilët jemi si fëmijë të Perëndisë, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi te personi që Ati Qiellor dëshiron që ne të bëhemi. Ne do t’u bëjmë ballë sfidave tona së bashku me Të. Ndonëse jemi të papërsosur dhe do të bëjmë gabime, ne mund të gjejmë shpresë në njohurinë që jemi fëmijët e Perëndisë.

Gjej të Parapëlqyerat

Ne të gjithë jemi të ndryshëm. Kemi talente, pëlqime dhe mospëlqime të ndryshme. Por ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë!

Përdor të dhënat orientuese për të plotësuar tabelën dhe gjej se për çfarë ka interes secili prej këtyre shokëve e shoqeve. E dhënë ndihmëse: Vendos një X pranë asaj që e dini se nuk është e vërtetë. E para të është dhënë gati. Kur të mbarosh, secila kolonë duhet të ketë një katror bosh.

  1. Pianistja nuk është Amara ose Xhejda.

  2. Maksit nuk i pëlqen matematika.

  3. Asnjëri nga djemtë nuk i bie një instrumenti apo bën karate.

  4. Vajza që pëlqen kafshët, nuk është Amara.

  5. Kai është i vetmi person të cilit i pëlqen basketbolli.

Pamja
Formati PDF

Ilustrimet nga Sabrina Gabrielli

Shtyp në Letër