Miku
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Shtator 2024


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, shtator 2024, f. 28–29.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – ose thjesht për argëtim!

26 Gusht – 1 Shtator

Themele të Forta

Për kapitujt te Helamani 1–6

A bird feeder on a rock and knocked down.

Helamani u mësoi bijve të vet që ta ndërtonin jetën e tyre mbi themelin e fortë të Jezu Krishtit (shih te Helamani 5:12). Një themel është një vend mbi të cilin ndërtohet diçka. Një themel i fortë e bën të gjithë ndërtesën të fortë, edhe nga stuhitë. Ndërto dy kulla, njërën mbi një themel të fortë dhe tjetrën mbi një themel të dobët. Cila kullë është më e qëndrueshme? Si mund ta ndërtojmë jetën tonë mbi Jezu Krishtin?

2–8 Shtator

Dëshmia për Krishtin

Për kapitujt te Helamani 7–12

A girl reads something to a boy sitting on a couch.

Shumë njerëz në shkrimet e shenjta dhanë mësim dhe dëshmuan për Jezu Krishtin (shih te Helamani 8:16–20). Edhe ti mund të fillosh ta ndërtosh dëshminë tënde për Të! Një dëshmi është diçka që e beson ose di se është e vërtetë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Shkruaje dëshminë tënde dhe ushtrohu që t’ia tregosh familjes apo shokëve e shoqeve të tua.

9–15 Shtator

Samueli Ngjitet mbi Mur

Për kapitujt te Helamani 13–16

A boy and a girl cutting out and creating crafts.

Samueli ishte një profet i cili dha mësim rreth Jezu Krishtit në majë të murit të një qyteti (shih te Helamani 13:4). Shko te faqja 12 dhe bëj punëdoren për të të ndihmuar që të tregosh historinë e Samuelit.

16–22 Shtator

Loja e Mbledhjes

Për kapitujt tek 3 Nefi 1–7

Children playing a game, one of them has a hand raised.

Jezu Krishti premtoi se Ai do t’i mblidhte të gjithë fëmijët e Tij ngaqë Ai e do çdo njeri dhe dëshiron që njerëzit ta kenë ungjillin (shih tek 3 Nefi 5:24). Luaj një lojë me mbledhje. Bëji lojtarët të qëndrojnë në një rreth. Një person në mes thotë një fakt rreth vetes, si ngjyra e vet e parapëlqyer. Nëse ai fakt është i vërtetë për ndonjë person tjetër, edhe ai ose ajo do të vijë në mes. Vazhdo në këtë mënyrë derisa që të gjithë të mblidhen në mes.

23–29 Shtator

Jezusi Është Drita

Për kapitujt tek 3 Nefi 8–11

A boy drawing at a table.

Jezu Krishti është “drita dhe jeta e botës” (3 Nefi 9:18). Shiko një lindje ose perëndim të diellit me familjen tënde. Pastaj vizato një figurë të asaj që pe. Teksa vizaton, fol për arsyet përse e do Jezu Krishtin dhe se si Ai të sjell dritë.

Formati PDF

Ilustrimet nga Katy Dockrill