Miku
Lule për Fqinjën Time
Shtator 2024


“Lule për Fqinjën Time”, Miku, shtator 2024, f. 42.

Shkruar nga Ti

Lule për Fqinjën Time

djalë duke i dhënë lule një gruaje

Disa vite më parë, fqinjës sime i vdiq bashkëshorti. Ajo ishte vërtet e trishtuar.

E dija se si ishte të humbisje dikë që e doje. Kur isha tre vjeç, më vdiq mami. Pasi ajo vdiq, fëmijët në lagjen time të banimit na shkruan vëllait tim dhe mua letra dhe e zbukuruan oborrin tonë me lodra. Doja të bëja diçka po aq të mirë për fqinjën time.

U luta që të dija se çfarë mund të bëja për të ndihmuar. Më erdhi mendimi që t’i jepja lule për ditën e Shën Valentinit. Sidoqoftë më nevojitej të fitoja para për të blerë lulet. E caktova si synim te Libri Udhëzues për Fëmijët që të fitoja para.

I fitova paratë duke bërë punë të ndryshme për të tjerët. Gjyshja më pagoi që t’i pastroja kopshtin dhe gjethet në oborrin e saj. Në shtëpi fitova para duke pastruar shkurret dhe barërat e këqija mbrapa kasolles sonë. M’u deshën muaj pune të vështirë që të fitoja aq para sa duheshin.

Më në fund pata para mjaftueshëm sa të shkoja në dyqan dhe të blija lulet. Erdhi dita e Shën Valentinit dhe ia dhashë lulet fqinjës sime me një pusullë. Ajo ishte vërtet e lumtur. Edhe unë u ndjeva mirë dhe i lumtur. Falënderova Atin Qiellor që më ndihmoi të bëja atë që Ai dëshironte që unë të bëja.

Formati PDF

Ilustrimi nga Dave Klüg