“Një Bashkëbisedim me Teankumin rreth Shkrimeve të Shenjta”, Miku, shtator 2024, f. 40–41.
Një Bashkëbisedim me Teankumin rreth Shkrimeve të Shenjta
Teankumi është nga Fixhi. I bëmë atij disa pyetje se si mëson nga Libri i Mormonit.
Na trego rreth vetes.
Jam nëntë vjeç dhe më i vogli nga gjashtë fëmijët. Ngjyra ime e parapëlqyer është e kuqja dhe ushqimi im i parapëlqyer është pulë me kërri dhe oriz. Më pëlqen shumë të luaj regbi. Diçka e veçantë rreth meje është emri im. Emri im është nga një luftëtar në Librin e Mormonit, emri i mesit është nga xhaxhai im nigerian dhe mbiemri im është fixhisht.
Çfarë të ndihmon që të mësosh nga shkrimet e shenjta?
Më pëlqen shumë të lexoj shkrimet e shenjta me familjen time. Ne i studiojmë së bashku mësimet e manualit Eja, Më Ndiq. Më pëlqen të mësoj çdo javë ngjarje të reja. Flasim rreth asaj që mësojmë dhe i japim dëshmitë tona njëri‑tjetrit. Kur i lexoj shkrimet e shenjta, gjithashtu më pëlqen ta përfytyroj veten time sikur jam në ato ngjarje.
Si të ndihmojnë shkrimet e shenjta?
Shkrimet e shenjta më kujtojnë që të jem trim dhe i guximshëm dhe që të lutem për ngushëllim. Kurdoherë që jam i frikësuar ose i vetmuar, e di se Fryma e Shenjtë do të më ngushëllojë gjithmonë.
Cila është ngjarja jote e parapëlqyer nga Libri i Mormonit?
Ngjarja ime e parapëlqyer nga Libri i Mormonit është historia rreth Teankumit, sepse ai ishte një udhëheqës dhe luftëtar i madh. Ai luftoi për familjen e tij, për miqtë e tij dhe për Kishën. E di se edhe unë mund të jem si ai dhe gjithmonë ta mbroj atë që e dua më shumë.
Çfarë këshille do t’i jepje dikujt që e ka të vështirë t’i kuptojë shkrimet e shenjta?
Nëse dikush po has vështirësi për të mësuar nga shkrimet e shenjta, mund t’i kërkojë mamit ose babit të vet apo madje motrave ose vëllezërve të vet që ta ndihmojnë. Familja ime më ndihmon vërtet. Gjithashtu mund t’i kërkosh ndihmë një mësuesi ose mësueseje në Fillore apo një udhëheqëseje apo udhëheqësi në kishë.