“Përshëndetje nga Zimbabveja!” Miku, shtator 2024, f. 8–9.
Përshëndetje nga Zimbabveja!
Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.
Zimbabveja është në Afrikën Jugore. Atje jetojnë më shumë se 16 500 000 njerëz.
Gjuhët
Zimbabveja ka 16 gjuhë zyrtare. Disa nga këto gjuhë janë shonaisht, ndebeleisht dhe anglisht, thjesht për të përmendur disa.
Një Vizitë nga Profeti
Në prill 2018 Presidenti Nelson dhe Motra Nelson vizituan Zimbabvenë. Qindra fëmijë kënduan për ta këngën “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam”.
Një Ujëvarë e Mahnitshme
Ujëvara Viktoria në Zimbabve është ujëvara më e madhe në botë. Zhurma mund të dëgjohet prej mbi 40 km larg.
Kafshët e Mrekullueshme
Ka shumë toka livadhore në Zimbabve. Disa nga kafshët që jetojnë atje, janë luanët, hipopotamët, gjirafat, antilopat dhe elefantët.