“Nefi Lutet për Njerëzit”, Miku, shtator 2024, f. 26–27.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Nefi Lutet për Njerëzit
Nefi ishte profet. Atij ia kishin vënë emrin sipas Nefit që mori fletët prej tunxhi. Ai shqetësohej për njerëzit. Ata nuk e ndiqnin më Perëndinë.
Nefi shkoi në kopsht. U ngjit në një kullë në kopsht dhe atje iu lut Perëndisë. Ai u lut për njerëzit.
Disa njerëz e vunë re Nefin mbi kullë. Ata u ndalën që të dëgjonin dhe mblodhën njerëz të tjerë që të dëgjonin. Kur Nefi e mbaroi lutjen, vuri re se po e shikonin dhe filloi t’u jepte mësim atyre.
Nefi u kërkoi njerëzve që të pendoheshin. Disave prej tyre nuk iu pëlqeu ajo që dha mësim Nefi. Por shumë të tjerë dëgjuan. Ata zgjodhën që të pendoheshin dhe t’i ndryshonin udhët e tyre.
Ilustrimet nga Andrew Bosley