“Shenjat e Ardhjes së Krishtit”, Miku, shtator 2024, f. 24–25.
Mëso rreth Librit të Mormonit
Shenjat e Ardhjes së Krishtit
Profeti Samuel dha mësim rreth ardhjes së Jezu Krishtit.
Ai dha mësim se kur të vinte Jezusi, do të dilte një yll i ri në qiell. Do të kishte një ditë, një natë dhe një ditë pa errësirë!
Ai u mësoi njerëzve që të vëzhgonin për këto shenja që të mund të pendoheshin. Ai donte që ata të ishin gati për ardhjen e Shpëtimtarit.
Kur Shpëtimtari të vijë sërish, edhe ne dëshirojmë të jemi gati.
Sfida me Shkrimet e Shenjta
-
Ku u lut Nefi për njerëzit? (Helamani 7:10)
-
Të bekuar janë ata që bëjnë çfarë? (Helamani 12:23)
-
Zoti premtoi ta mbledhë popullin e Tij ashtu si i mbledh zogjtë e saj cila kafshë? (3 Nefi 10:4)
Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!
Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë paralelisht me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq.
-
Java 1: Helamani 5:12
-
Java 2: Helamani 10:2–4
-
Java 3: Helamani 14:8
-
Java 4: 3 Nefi 4:31–32
-
Java 5: 3 Nefi 11:10–11