Miku
Çfarë Ke në Mendje?
Shtator 2024


“Çfarë Ke në Mendje?”, Miku, shtator 2024, f. 39.

Çfarë Ke në Mendje?

Nuk më pëlqen të provoj gjëra të reja sepse bëj gjithmonë gabime. Çfarë duhet të bëj?

– Përpjekësi në Toronto

I Dashur Përpjekës,

Ndoshta mendon se po nuk i bëre gjërat në mënyrë të përsosur, ti ke dështuar. Por kjo nuk është e vërtetë! Në fakt, gabimet mund të të ndihmojnë që të mësosh e të përmirësohesh.

Ati Qiellor na ndihmon që të mësojmë pak nga pak (shih te Doktrina e Besëlidhje 98:12). Në vend që të përqendrohesh tek të qenit i përsosur, përpiqu të përqendrohesh te rritja dhe te bërja dalëngadalë më shumë si Ai. Kije mendjen te gjërat që i bën mirë. Puno që t’i ndryshosh mendimet negative rreth vetes në mendime pozitive. Më e rëndësishmja, kur bën një gabim, ose madje 20 gabime, merr frymë thellë, bëj një lutje dhe vazhdo.

Me dashuri,

Miku

Ktheji Këto Shkarravitje në Art!

Dikush i filloi këto vizatime por i la pa mbaruar kur mendoi se nuk ishin mjaft të mira. Përdore aftësinë tënde krijuese për ta mbaruar secilin vizatim. Le të shohim se çfarë ndodh kur vazhdojmë ta bëjmë diçka!

Formati PDF

Ilustrimi nga Josh Talbot