“Ndjekja e Jezusit së Bashku”, Miku, shtator 2024, f. 20–21.
Ndjekja e Jezusit së Bashku
Trevor B., 8 vjeç, Prefektura e Okinavës, Japoni
Xhorxhia B., 8 vjeçe, Kanzas, SHBA
Junik S., 10 vjeçe, Rajoni Davaos, Filipine
Elleri S., 11 vjeçe, Teksas, SHBA
Klejtën, Kamila, Kamden dhe Klara U., moshat 4, 10, 8 dhe 6 vjeç, Dakota e Jugut, SHBA
“Jep Dashuri, Trego, Fto”, Uill P., 10 vjeç, Ajdaho, SHBA
Unë luaj me vëllezërit e mi më të vegjël dhe i ndihmoj të vishen ndërkohë që mami bëhet gati për në kishë. E ndiej dashurinë e Zotit për mua kur e ndihmoj familjen time.
Spenser F., 8 vjeç, Karolina e Jugut, SHBA
Fshiva dyshemenë dhe shtrova tavolinën përpara vakteve të ushqimit për ta ndihmuar mamin tim. I ndihmoj shokët dhe shoqet e klasës sime për detyrat e tyre dhe i ndihmoj mësuesit që të lëvizin librat në shkollë.
Kajzer I., 7 vjeç, Makao, Kinë
E kisha me siklet të shkoja në Fillore pasi familja ime u shpërngul në një shtet të ri. U luta që të ndihesha e mirëpritur. Ne mësuam në studimin e shkrimeve të shenjta si familje se si Jezusi e deshi dhe i shërbeu çdo njeriu. Pak nga pak, po zgjedh që të bëhem më shumë si Jezusi dhe jam mirënjohëse për shokët dhe shoqet e mia të reja në Fillore.
Xhenika K., 10 vjeçe, Mashonalend, Zimbabve
Mami im luante himne që t’i dëgjoja unë. Më bëri të ndihem mirë dhe ndjeva sikur Jezusi ishte pranë meje.
Lora O., 6 vjeçe, Santa‑Katarina, Brazil