“Ndjekja e Jezusit në Zimbabve”, Miku, shtator 2024, f. 16–17.
Ndjekja e Jezusit në Zimbabve
Njihu me Sarian!
Si e Ndjek Saria Jezusin
Saria ka shumë probleme shëndetësore. Ajo merr ilaçe për ndihmë. Është mirënjohëse për jetën e saj. “Shpëtimtari më ndihmon, prandaj nuk është e nevojshme të shqetësohem”, – thotë ajo.
“Kur nëna ime është e lodhur, ajo ka nevojë për dikë që të luajë me motrën time të vockël”, – thotë Saria. Ajo ndihmon duke i kënduar asaj, duke e mbajtur atë dhe duke luajtur me të.
Saria është e para që e vë re kur nëna e saj është e trishtuar dhe gjithmonë e përqafon atë fort. “Të ndihmoj njerëzit më bën të lumtur”, – thotë ajo. “Veçanërisht kur ndihmoj familjen time.”
Rreth Sarias
Mosha: 7 vjeçe
Nga: Mashonalendi Lindor, Zimbabve
Gjuhët: anglisht, shonaisht
Synimet: 1) Të bëhet valltare. 2) Të bëhet mjeke.
Veprimtaria e parapëlqyer: Të luajë me shoqet e shokët
Familja: Saria, mami, babi, vëllai më i madh, motra më e madhe, motra më e vogël
Gjërat e Parapëlqyera të Sarias
Historia nga Libri i Mormonit: Kur Jezu Krishti i bekoi fëmijët nefitë (shih tek 3 Nefi 17)
Festa: Pashka
Frutat: Mollët dhe rrushi
Ngjyra: E kuqe
Kënga e Fillores: “The Sixth Article of Faith” [“Neni i Gjashtë i Besimit”] (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 126)