Miku
Zinxhiri i Leximit të Shkrimeve të Shenjta
Shtator 2024


“Zinxhiri i Leximit të Shkrimeve të Shenjta”, Miku, shtator 2024, f. 38.

Gjëra Argëtuese

Zinxhiri i Leximit të Shkrimeve të Shenjta

zinxhir shkrimesh të shenjta

Shkrimet e shenjta mund të na ndihmojnë të ndiejmë ngushëllim dhe dashuri nga Ati ynë Qiellor. Mund të bësh një zinxhir shkrimesh të shenjta për ta lexuar kur ndihesh i shqetësuar ose i trishtuar.

Format ngjyrë vjollcë kanë disa vargje nga shkrimet e shenjta që mund t’i përdorësh. Mund të shtosh edhe vetë vargjet e tua të parapëlqyera.

Kërkoji ndihmë një prindi ose një udhëheqësi apo udhëheqëseje të Fillores.

  1. Bëj një listë të vargjeve të tua të parapëlqyera të shkrimeve të shenjta.

  2. Në shkrimet e tua të shenjta gjej vargun e parë në listën tënde. Përdor një laps me ngjyrë për ta theksuar me kujdes vargun.

  3. Pranë tij shkruaj referencën e shkrimit të shenjtë (ose numrin e faqes, nëse është më e lehtë për ty) për vargun pasues të shkrimeve të shenjta nga lista. Pastaj shko tek ai varg dhe theksoje me ngjyrë edhe atë.

  4. Vazhdo t’i theksosh me ngjyrë vargjet dhe shkruaj referencën për shkrimin e shenjtë pasues. Kur ta theksosh me ngjyrë vargun e fundit në listën tënde, shkruaj referencën e shkrimit të shenjtë për shkrimin e parë të shenjtë që theksove me ngjyrë.

  • Gjoni 14:27: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, por jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë”.

  • Doktrina e Besëlidhje 68:6: “Prandaj, merrni zemër dhe mos u frikësoni, sepse unë, Zoti, jam me ju dhe do t’ju qëndroj përkrah”.

  • Fjalët e Urta 3:5: “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër”.

  • Doktrina e Besëlidhje 121:7: “Paqe i qoftë shpirtit tënd; fatkeqësia jote dhe mjerimet e tua do të jenë veçse një çast i shkurtër”.

  • Doktrina e Besëlidhje 45:62: “Sepse në të vërtetë unë të them se gjëra të mëdha të presin”.

  • Fjalët e Urta 3:24: “Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël”.