Miku
Çfarë do të Thotë Mbledhja e Izraelit?
Shtator 2024


“Çfarë do të Thotë ‘Mbledhja e Izraelit’?” Miku, shtator 2024, f. 22.

Kartat e Tempujve

Çfarë do të Thotë “Mbledhja e Izraelit”?

Mbledhja e Izraelit do të thotë t’i ndihmojmë njerëzit që të bëjnë e të mbajnë besëlidhje, ose premtime, me Atin Qiellor. Brenda në tempull ne mund ta bëjmë këtë gjë duke u pagëzuar për ata që kanë vdekur. Profetët kanë premtuar se kur ndihmojmë për të mbledhur Izraelin, do të ndiejmë dashurinë e Jezu Krishtit për ne.

Harare, Zimbabve

  • Ky do të jetë tempulli i parë në Zimbabve.

  • Plaku Eduard Dube, i cili është nga Zimbabveja, bëri një lutje për fillimin e punimeve të ndërtimit. Ai u lut që tempulli do të ndihmonte për t’i kthyer zemrat e njerëzve te Jezu Krishti.

Frajberg, Gjermani

  • Ky tempull ka mure me tulla që janë 60 cm të trasha.

  • Kur u mbarua në vitin 1985, ishte tempulli më i vogël.

  • Gati 90 000 njerëz e frekuentuan shtëpinë e hapur dyjavore.

Formati PDF

Ilustrimet nga Rachel Erickson