2023
Përgjigjja Është Gjithmonë Jezu Krishti
Maj 2023


Përgjigjja Është Gjithmonë Jezu Krishti

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Si sot java, është e diela e Pashkës. Është riti i rëndësishëm fetar për pasuesit e Jezu Krishtit. Arsyeja kryesore pse e kremtojmë Krishtlindjen, është për shkak të Pashkës. …

… Për shkak të Jezu Krishtit, ne mund të pendohemi dhe të na falen mëkatet. Për shkak të Tij, secili prej nesh do të ringjallet. …

… Unë ju përgjërohem që të vini tek Ai që Ai të mund t’ju shërojë ju! Ai do t’ju shërojë nga mëkati kur pendoheni. Ai do t’ju shërojë nga trishtimi dhe frika. Ai do t’ju shërojë nga plagët e kësaj bote.

Çfarëdo pyetjesh apo problemesh të keni, përgjigjja gjendet gjithmonë në jetën dhe mësimet e Jezu Krishtit. Mësoni më shumë për Shlyerjen e Tij, dashurinë e Tij, mëshirën e Tij, doktrinën e Tij dhe ungjillin e Tij të rivendosur të shërimit dhe përparimit. Drejtohuni tek Ai! Ndiqeni Atë!

Jezu Krishti është arsyeja pse ndërtojmë tempuj. Secili është shtëpia e Tij e shenjtë. Bërja e besëlidhjeve dhe marrja e ordinancave thelbësore në tempull, si edhe synimi për t’iu afruar më shumë Atij atje, do ta bekojnë jetën tuaj në mënyra që asnjë lloj tjetër adhurimi nuk mundet ta bëjë. Për këtë arsye, ne po bëjmë gjithçka kemi fuqi, që t’i bëjmë bekimet e tempullit më të arritshme për anëtarët tanë përreth botës. …

Të dashur vëllezërit dhe motrat e mia, unë jap dëshmi se Jezu Krishti i drejton punët e Kishës së Tij. Unë dëshmoj se ndjekja e Tij është udha e vetme për lumturi afatgjatë.

Shtyp në Letër