2023
Kërkohen Paqebërës
Maj 2023


Kërkohen Paqebërës

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne duhet të jemi shembuj të mënyrës se si ndërveprojmë me të tjerët, veçanërisht kur kemi ndryshime në opinione. Një nga mënyrat më të thjeshta për ta dalluar një pasues të vërtetë të Jezu Krishtit, është se sa me dhembshuri ai person i trajton njerëzit e tjerë. …

… Dishepujt e Tij të vërtetë ndërtojnë, lartësojnë, nxitin, bindin dhe frymëzojnë, pavarësisht se sa e vështirë është situata. Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit janë paqebërës. …

Shlyerja e Shpëtimtarit e bëri të mundur që ne ta mposhtim gjithë ligësinë, përfshirë grindjen. …

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, mënyra se si e trajtojmë njëri‑tjetrin, vërtet ka rëndësi! Mënyra se si u flasim të tjerëve ose flasim për të tjerët në shtëpi, në kishë, në punë dhe në internet, vërtet ka rëndësi. Sot po kërkoj që ne të ndërveprojmë me të tjerët në një mënyrë më të lartë e më të shenjtë. …

Dashuria hyjnore është kundërhelmi ndaj grindjes. Dashuria hyjnore është dhurata shpirtërore që na ndihmon ta largojmë nga vetja njeriun e natyrshëm, që është egoist, vetëshfajësues, kryelartë dhe xheloz. Dashuria hyjnore është karakteristika kryesore e një pasuesi të vërtetë të Jezu Krishtit. Dashuria hyjnore e përcakton një paqebërës. …

… Ju ftoj [ta] kujtoni Jezu Krishtin. Lutuni që të keni guximin dhe urtësinë për të thënë e bërë atë që Ai do të thoshte e bënte. Kur e ndjekim Princin e Paqes, ne vërtet do të bëhemi paqebërësit e Tij. …

… Sot ju ftoj ta shqyrtoni dishepullimin tuaj brenda kontekstit të mënyrës se si i trajtoni të tjerët. Ju bekoj të bëni çfarëdo përshtatjeje që mund të nevojitet, me qëllim që sjellja juaj të jetë fisnikëruese, respektuese dhe përfaqësuese për një ndjekës/e të vërtetë të Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër