2023
A e Dini Përse Unë si i Krishterë Besoj te Krishti?
Maj 2023


A e Dini Përse Unë si i Krishterë Besoj te Krishti?

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Një mbrëmje pas pune, vite më parë, mora autobusin e zakonshëm për në shtëpi nga Nju-Jork-Siti në Nju‑Xhersi. Gruaja pranë së cilës ndodhi që u ula, e vuri re atë që po shkruaja në kompjuterin tim dhe më pyeti: “Ju besoni te … Krishti?” …

… Fëmijë dhe ju të rinj e të reja: ju lutem, a do t’i pyetni prindërit tuaj ose një udhëheqës/e më vonë: “Përse duhej të vdiste Jezusi?” …

Pra, i dhashë informacion mikeshës sime të re se ne kemi një shpirt përveç një trupi dhe se Perëndia është Ati i shpirtrave tanë. … Për shkak se Ai e do atë dhe të gjithë fëmijët e Tij, Ai bëri një plan për ne që të marrim një trup sipas shëmbëlltyrës së trupit të Tij të lavdishëm, të jemi pjesë e një familjeje dhe të kthehemi në praninë e Tij të dashur për të gëzuar jetën e përjetshme me familjet tona, siç e gëzon Ai me familjen e Tij. Por, i thashë se do të përballeshim me dy pengesa kryesore në këtë botë domosdoshmërisht të rënë: 1) vdekjen fizike, ndarjen e trupit tonë nga shpirti ynë. … [Dhe] 2) vdekjen shpirtërore, ndarjen tonë nga Perëndia për shkak se mëkatet, gabimet dhe të metat tona si njerëz të vdekshëm na largojnë nga prania e Tij e shenjtë. …

I dëshmova mikeshës sime dhe ju dëshmoj juve se Jezu Krishti është … Shpëtimtar[i], se Atij iu desh të vuante, vdiste dhe ngrihej sërish nëpërmjet Shlyerjes së pafundme, për ta shëlbuar gjithë njerëzimin nga vdekja fizike dhe për t’u dhënë jetë të përjetshme me Perëndinë dhe familjet tona të gjithë atyre që do ta ndjekin Atë. …

Hapat që Perëndia i zbuloi, të cilat duhet t’i ndërmarrim për ta ndjekur Jezusin dhe për të marrë jetë të përjetshme, quhen doktrina e Krishtit. Këto hapa përfshijnë “besimin te Jezu Krishti dhe Shlyerjen e Tij, pendimin, pagëzimin [në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe durimin deri në fund” [Predikoni Ungjillin Tim (2005), f. 63].

Shtyp në Letër