2023
Gjetja e Paqes Vetjake
Maj 2023


Gjetja e Paqes Vetjake

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Sot do të flas për atë që kam mësuar rreth mrekullisë së gjetjes së paqes vetjake, pavarësisht nga rrethanat tona. …

Kam mësuar të paktën pesë të vërteta nga … mësimdhëni[a] e Shpëtimtarit.

Së pari, dhurata e paqes jepet pasi ne e kemi besimin për t’i zbatuar urdhërimet e Tij. …

Së dyti, Fryma e Shenjtë do të vijë dhe do të qëndrojë me ne. …

Së treti, Shpëtimtari premton se ndërsa i mbajmë besëlidhjet tona, mund ta ndiejmë dashurinë e Atit dhe të Birit për njëri-tjetrin dhe veten. …

Së katërti, zbatimi i urdhërimeve të Zotit kërkon më shumë sesa bindje. Ne duhet ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, forcën, mendjen dhe shpirtin tonë. …

Së pesti, është e qartë se Zoti na deshi mjaftueshëm aq sa të paguante çmimin për mëkatet tona që ne – nëpërmjet besimit tonë tek Ai dhe pendimit tonë, nëpërmjet efekteve të Shlyerjes së Tij – të mund të kemi dhuratën e paqes që “ia tejkalon çdo zgjuarësie” [Filipianëve 4:7], në këtë jetë dhe me Të përjetësisht. …

Anëtarë në mbarë Kishën e kanë ndier dhuratën e paqes vetjake nga Zoti. Ai po i nxit të gjithë t’i ndihmojnë të tjerët të kenë mundësi që të vijnë tek Ai dhe të kualifikohen vetë pikërisht për atë paqe. Ata, në këmbim, do të zgjedhin të kërkojnë frymëzim për të ditur se si mund t’ua kalojnë atë dhuratë të tjerëve.

Brezi i ri do të bëhet edukuesi i brezit që do të vijë. Efekti shumëfishues do të prodhojë një mrekulli. Do të përhapet dhe do të zmadhohet me kalimin e kohës, dhe mbretëria e Zotit në tokë do të jetë e përgatitur dhe gati për ta përshëndetur Atë me brohoritje “Hosana”. Do të ketë paqe në tokë.

Shtyp në Letër