2023
Të Mblidhen të Sigurt në Shtëpi
Maj 2023


Të Mblidhen të Sigurt në Shtëpi

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Ati i shpirtrave tanë dëshiron që fëmijët e Tij të mblidhen të sigurt në shtëpi. …

Ata që e pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit, pavarësisht nga prejardhja, bëhen pjesë e Izraelit të mbledhur. Me atë mbledhje dhe tempujt e shumtë, të ndërtuar dhe të njoftuar, ne jemi në një pozicion të pashoq për ta mbledhur Izraelin në të dyja anët e velit si kurrë më parë në planin e Atit. …

… Ne jemi mirënjohës që anëtarët dhe misionarët tani po i zgjerojnë përpjekjet për ta mbledhur Izraelin e shpërndarë. … Megjithëkëtë, zotimi ynë për të dhënë dashuri, treguar dhe ftuar mund të zgjerohet më shumë.

Një pjesë thelbësore e kësaj përpjekjeje misionare është që anëtarët individualë të bëhen shembuj të dritës së fanarit kudo ku ne jetojmë. Ne s’mund të jemi të maskuar. Shembulli ynë si i Krishtit për mirësinë, drejtësinë, lumturinë dhe dashurinë e çiltër për të gjithë njerëzit mund të krijojë jo vetëm një dritë udhërrëfyese fanari për ta, por gjithashtu kuptueshmëri se ka një liman të sigurt në ordinancat e shpëtimit dhe të ekzaltimit të ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit. …

Ne e respektojmë lirinë e zgjedhjes. Në këtë botë laike, shumë njerëz nuk do të përgjigjen dhe nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Izraelit. Por shumë do të marrin pjesë dhe Zoti pret që ata që e kanë marrë ungjillin e Tij të përpiqen fort dhe me ngut që të jenë një shembull i dritës së fanarit që do t’i ndihmojë të tjerët të vijnë te Perëndia. Kjo gjë i lejon vëllezërit dhe motrat tona të dashura anekënd rruzullit tokësor që të gëzojnë bekimet dhe ordinancat e jashtëzakonshme të ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit dhe që të mblidhen të sigurt në shtëpi.

Shtyp në Letër