2023
Mësimet e Jezu Krishtit
Maj 2023


Mësimet e Jezu Krishtit

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Siç na dha mësim profeti Nefi, ne duhet të “ushqeh[emi] me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni”1. … Mesazhi im sot përbëhet nga një përzgjedhje e fjalëve të Shpëtimtarit tonë – ajo që Ai tha. …

“[Urdhërimi i madh në ligjin është ky:] ‘Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde’.

Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten’.

Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.”2 …

“Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them juve, ju duhet të mbani sytë hapur dhe të luteni gjithnjë, që të mos tundoheni nga djalli dhe të mos çoheni në robëri nga ai.”3 …

“Prandaj, çdo gjë që do të bëni, do ta bëni në emrin tim; prandaj ju do ta quani kishën në emrin tim.”4 …

“Tani, ky është urdhërimi: Pendohuni, të gjitha ju skajet e tokës dhe ejani tek unë dhe pagëzohuni në emrin tim, që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë, që të mund të qëndroni pa njollë para meje, në ditën e fundit.”5 …

Ne besojmë te Krishti. Unë e përfundoj me atë që Ai tha rreth mënyrës se si duhet t’i dimë dhe t’i ndjekim mësimet e Tij:

“Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë”6.

Shtyp në Letër