2023
Qasja te Fuqia e Perëndisë nëpërmjet Besëlidhjeve
Maj 2023


Qasja te Fuqia e Perëndisë nëpërmjet Besëlidhjeve

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Përpara se të krijohej toka, Perëndia krijoi besëlidhje si mekanizmi nëpërmjet të cilave ne, fëmijët e Tij, mund ta bashkonim veten me Të. …

… Ne e bëjmë një besëlidhje vetëm kur kemi për qëllim të zotohemi me gjithë forcën për ta përmbushur atë. Ne bëhemi fëmijë besëlidhës të Perëndisë dhe trashëgimtarë të mbretërisë së Tij, veçanërisht kur identifikohemi plotësisht me besëlidhjen.

Termi shtegu i besëlidhjeve i referohet një serie besëlidhjesh me anë të cilave ne vijmë tek Krishti dhe lidhemi me Të. Nëpërmjet kësaj lidhjeje besëlidhëse, ne kemi qasje te fuqia e Tij e përjetshme. Shtegu nis me besimin te Jezu Krishti dhe pendimin, ndjekur nga pagëzimi dhe marrja e Frymës së Shenjtë. …

Shtegu i besëlidhjeve të çon tek ordinancat e tempullit, të tilla si dhurimi në tempull. Dhurimi është dhurata e Perëndisë e besëlidhjeve të shenjta që na lidhin më plotësisht me Të. …

Mbajtja e besëlidhjeve të bëra në vaskat e pagëzimit dhe në tempuj na jep forcë gjithashtu për t’iu bërë ballë sprovave dhe pikëllimeve të vdekshmërisë. …

Teksa ecni në shtegun e besëlidhjeve, nga pagëzimi tek tempulli dhe gjatë gjithë jetës suaj, unë ju premtoj fuqi për të shkuar kundër rrjedhës së natyrshme të botës, fuqi për të mësuar, fuqi për t’u penduar e shenjtëruar dhe fuqi për të gjetur shpresë, ngushëllim e madje gëzim teksa përballeni me sfidat e jetës. Unë ju premtoj juve dhe familjes suaj mbrojtje kundër ndikimit të kundërshtarit, veçanërisht kur e bëni tempullin një përqendrim madhor në jetën tuaj.

Shtyp në Letër