2023
Kujtoni Atë që Është Më e Rëndësishmja
Maj 2023


Kujtoni Atë që Është Më e Rëndësishmja

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Sot do të shpreh nga zemra disa ndjenja dhe mendime mbi gjërat që janë më të rëndësishmet.

Së pari, marrëdhënia me Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij, Zotin Jezu Krisht, është më e rëndësishmja. Kjo marrëdhënie është më e rëndësishmja tani dhe në përjetësi.

Së dyti, marrëdhëniet familjare janë ndër ato gjëra që janë më të rëndësishmet. …

E kuptoj se disa njerëz mund të mos i kenë bekimet e një familjeje të dashur, prandaj në termin “familje” përfshij rrethin familjar, miqtë, si dhe familjet e lagjeve. Këto marrëdhënie janë thelbësore për shëndetin emocional dhe fizik. …

Një gjë tjetër nga më të rëndësishmet, është ndjekja e nxitjeve të Shpirtit në marrëdhëniet tona më të rëndësishme dhe në përpjekjet tona për t’i dashur të afërmit tanë porsi vetveten, përfshirë shërbesat tona personale dhe publike. …

Së fundi, në këtë fundjavë të së Dielës së Palmave, unë dëshmoj se kthimi në besimin te Zoti, dhënia e dëshmisë për Të dhe shërbimi ndaj Tij janë gjithashtu ndër gjërat më të rëndësishme. …

Nuk mjafton vetëm të kesh një dëshmi. Ndërsa kthimi ynë në besimin te Jezu Krishti rritet, natyrisht që duam të dëshmojmë për Të – për mirësinë, dashurinë dhe mirëdashjen e Tij. …

Ju ftoj ta jepni më shpesh dëshminë tuaj për Jezu Krishtin. …

Ata të cilët ndiejnë diçka si rrjedhojë e dëshmisë suaj, më pas mund t’i kërkojnë Zotit në lutje që t’ua pohojë të vërtetën e dëshmisë suaj. Atëherë ata mund ta dinë vetë.

Shtyp në Letër