2023
Hosana Më të Lartit Perëndi
Maj 2023


Hosana Më të Lartit Perëndi

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Gati 2000 vjet më parë, e Diela e Palmave shënoi fillimin e javës së fundit të shërbesës së Jezu Krishtit në vdekshmëri. …

… Hyrja ngadhënjimtare e Jezu Krishtit në Jerusalem dhe ngjarjet e javës që pasoi, japin shembullin e doktrinës që ne mund ta zbatojmë në jetën tonë sot. …

Së pari, profecia. …

Së dyti, shoqërimi i Frymës së Shenjtë. …

Së treti, dishepullimi. …

Së katërti, Shlyerja e Jezu Krishtit. …

Atë javë të fundit profetike të shërbesës së Tij në vdekshmëri, Jezu Krishti dha shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave. … Ai përdori pamjen e llambave të ndezura dhe duke u djegur, me vaj shtesë për ta ushqyer flakën, si një përshkrim të një gatishmërie për të jetuar sipas mënyrave të Tij, për t’i përqafuar të vërtetat e Tij dhe për ta përhapur dritën e Tij. …

Ne, si dhjetë virgjëreshat, kemi llamba; por a kemi vaj? Kam frikë se ka disa që po jetojnë me pakëz vaj, shumë të zënë me trysnitë e botës që të përgatiten siç duhet. Vaji vjen nga të besuarit dhe të vepruarit sipas profecisë dhe fjalëve të profetëve të gjallë, veçanërisht Presidentit Nelson, këshilltarëve të tij dhe Dymbëdhjetë Apostujve. Vaji na e mbush shpirtin kur e dëgjojmë dhe e ndiejmë Frymën e Shenjtë dhe veprojmë sipas atij udhërrëfimi hyjnor. Vaji na derdhet në zemër kur zgjedhjet tona tregojnë se e duam Zotin dhe e duam atë gjë që Ai e do. Vaji vjen nga pendimi dhe kërkimi i shërimit prej Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër