2023
Ndjekës të Princit të Paqes
Maj 2023


Ndjekës të Princit të Paqes

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Si dishepuj të Princit të Paqes, ne jemi udhëzuar që të jetojmë me “zemrat e … thurura në bashkim dhe në dashuri kundrejt njëri‑tjetrit” [Mosia 18:21]. …

… Njëra nga shenjat më të qarta që tregon se po i afrohemi më shumë Shpëtimtarit dhe se po bëhemi më shumë si Ai, është mënyra e dashur, e duruar dhe dashamirëse me të cilën ne i trajtojmë bashkëqeniet tona, pavarësisht nga rrethanat. …

… Nuk është e habitshme se njëra nga taktikat e kundërshtarit është të nxitë armiqësi dhe urrejtje në zemrat e fëmijëve të Perëndisë. Ai gëzohet kur i sheh njerëzit të kritikojnë, tallen dhe shpifin kundër njëri-tjetrit. …

Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, teksa përpiqemi fort të zhvillojmë cilësi si të Shpëtimtarit, ne mund të bëhemi mjete të paqes së Tij në botë sipas modelit që Ai Vetë krijoi. Ju ftoj të merrni parasysh mënyra se si ta shndërrojmë veten në njerëz lartësues dhe përkrahës, njerëz që kanë një zemër mirëkuptuese dhe falëse, njerëz që shikojnë më të mirën tek të tjerët, duke kujtuar gjithnjë se “në qoftë se ka diçka të virtytshme, të dashur ose me famë të mirë apo të denjë për t’u lavdëruar, ne i kërkojmë këto gjëra” [Nenet e Besimit 1:13].

Ju premtoj se ndërsa i synojmë dhe i zhvillojmë këto cilësi, ne do të bëhemi gjithnjë e më të përzemërt dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të bashkëqenieve tona dhe do të përjetojmë gëzim, paqe dhe rritje shpirtërore.

Shtyp në Letër