2023
Historia më e Madhërishme e Pashkës që Është Treguar Ndonjëherë
Maj 2023


Historia më e Madhërishme e Pashkës që Është Treguar Ndonjëherë

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Si i japim formë mësimdhënies dhe kremtimit të Ringjalljes së Jezu Krishtit, historisë së Pashkës, me të njëjtin drejtpeshim, të njëjtën plotësi dhe traditë të pasur fetare që i kushtojmë lindjes së Jezu Krishtit, historisë së Krishtlindjes? …

… Përveç vargjeve të rëndësishme rreth Pashkës në Dhiatën e Re, neve, si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, na është dhënë dhurata më mbresëlënëse nga të gjitha për Pashkën! … Sigurisht po i referohem Librit të Mormonit dhe më veçanërisht, rrëfimit për Jezu Krishtin që u shfaqet banorëve në Botën e Re në lavdinë e Tij të ringjallur. …

… Ne shpresojmë t’i bëjmë këta kapituj tek 3 Nefi një pjesë po aq të madhe të traditës sonë të Pashkës sa ç’është kapitulli Lluka 2 pjesë e traditës sonë të Krishtlindjes. Në realitet, Libri i Mormonit tregon për historinë më të madhërishme të Pashkës që është treguar ndonjëherë. Le të mos jetë ajo historia më e madhërishme e Pashkës që nuk është treguar asnjëherë.

Ju ftoj ta shihni Librin e Mormonit nga një këndvështrim i ri dhe të merrni parasysh dëshminë e thellë që ai jep për realitetin e Krishtit të ringjallur, si dhe të pasurisë dhe thellësisë së doktrinës së Krishtit. …

Vizita e Tij si një Shpëtimtar i ringjallur, i paraqitur nga Perëndia, Ati është mesazhi më i lavdishëm dhe më triumfues i Pashkës. Ai mesazh do t’i ndihmojë pjesëtarët e familjes sonë që të fitojnë dëshmi vetjake për Jezu Krishtin si Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin tonë, i cili i këputi lidhjet e vdekjes.

Shtyp në Letër