2023
Bekimet Patriarkale
Maj 2023


Bekimet Patriarkale

Pamja
të rinj

Ekuador

Bekimi Juaj Patriarkal – Drejtim i Frymëzuar nga Ati Qiellor

Plaku Randall K. Benet,

i Të Shtatëdhjetëve

Bekimi im patriarkal ishte me rëndësi vendimtare për mua kur isha i ri për arsye të shumta. Së pari, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, bekimi im patriarkal më ndihmoi të kuptoja identitetin tim të vërtetë të përjetshëm, kush isha me të vërtetë dhe kush mund të bëhesha. … E dija se Ati im Qiellor dhe Shpëtimtari im më njihnin e më donin dhe se ishin personalisht të përfshirë në jetën time. Kjo më ndihmoi të dëshiroja t’i afrohesha më shumë Atyre dhe ta rritja besimin e mirëbesimin tim tek Ata. …

Dijenia se kush isha me të vërtetë më ndihmoi të kuptoja e dëshiroja të bëja atë që Perëndia priste prej meje.

Kjo më shtyu t’i studioja besëlidhjet që kisha bërë dhe bekimet e premtuara në besëlidhjen e Perëndisë me Abrahamin. Ai më dha një këndvështrim të përjetshëm që më frymëzoi t’i mbaja më plotësisht besëlidhjet e mia. …

Ishte jetike për mua ta merrja bekimin tim patriarkal kur isha i ri dhe kur dëshmia ime ishte ende duke u rritur. …

… Të çmuarit e bekimit tim patriarkal ndërsa isha ende i ri më bekoi me guxim kur isha i shkurajuar, ngushëllim kur isha i frikësuar, paqe kur ndihesha i shqetësuar, shpresë kur ndihesha i pashpresë dhe gëzim kur kisha më shumë nevojë për të. Bekimi im patriarkal më ndihmoi ta rritja besimin dhe mirëbesimin tim tek Ati im Qiellor dhe Shpëtimtari im. Ai gjithashtu, më rriti dashurinë për Ta dhe akoma e bën atë.

Koha Kur ta Merrni Bekimin Tuaj Patriarkal

Plaku Kazuhiko Jamashita,

i Të Shtatëdhjetëve

Të dashur të rinj, të reja, prindër dhe peshkopë, bekimet patriarkale nuk janë vetëm për përgatitje për të shërbyer në një mision. Anëtarët e denjë të pagëzuar mund ta marrin bekimin e tyre patriarkal kur të jetë koha e duhur për ta. …

Vëllezër dhe motra, jap dëshminë time se Ati Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur dhe i Vetëmlinduri, Zoti Jezu Krisht, jetojnë. Ata na duan. Bekimet patriarkale janë dhurata të shenjta nga Ata. Kur të merrni bekimin tuaj, do të kuptoni dhe ndieni se sa Ata ju duan dhe se si Ata përqendrohen tek ju individualisht.

Shtyp në Letër