2023
Dhënia e Shërbesës
Maj 2023


Dhënia e Shërbesës

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Si pasues të Jezu Krishtit, ne përpiqemi t’u japim shërbesë të tjerëve ashtu siç do t’u jepte Ai, sepse jetë njerëzish janë në pritje për ndryshim. …

Kudo ku shkoj, plot mirënjohje mësoj nga ata që japin shërbesë dhe përkujdesen ashtu si do të bënte Shpëtimtari ynë. …

Dhënia më e lartë dhe më e shenjtë e shërbesës vjen kur lutemi për “dashuri[në] e pastër [të] Krishtit” [shih te Moroni 7:47–48] dhe kur e ndjekim Shpirtin. …

… Në shumë vende, ne mund të shtrijmë dorën e ndihmës, t’i kuptojmë të tjerët në ç’gjendje janë dhe të ndërtojmë marrëdhënie kur i vizitojmë rregullisht anëtarët në shtëpitë e tyre. Ftesat e frymëzuara e ndryshojnë jetën. Kur ftesat na ndihmojnë të bëjmë dhe të mbajmë besëlidhje të shenjta, ne i afrohemi më shumë Zotit dhe njëri‑tjetrit. …

Dhënia e frymëzuar e shërbesës i bekon familjet dhe individët; gjithashtu i forcon lagjet dhe degët. …

Shpëtimtari ynë është shembulli ynë i përsosur. Për shkak se Ai është i mirë, Ai mund të përshkojë vendin duke bërë mirë. Ai bekon njërën dhe të 99-at. Ai është personifikimi i dhënies së shërbesës. …

Jezu Krishti jep shërbesë. Engjëjt japin shërbesë. … Kur japim shërbesë ashtu siç do të jepte Ai, ne dëshmojmë mrekullitë e Tij, bekimet e Tij. …

Kudo ku jemi në këtë stinë Pashke, le ta shtrijmë dorën e ndihmës dhe të kujdesemi siç do të kujdesej Shpëtimtari ynë, veçanërisht për ata të cilëve kemi privilegjin, me anë të dashurisë dhe detyrës, që t’u japim shërbesë. Duke e bërë këtë gjë, iu afrofshim më shumë Jezu Krishtit dhe njëri‑tjetrit, duke u bërë më shumë si Ai dhe pasuesit e Jezu Krishtit që Ai do të donte që secili prej nesh të ishte.

Shtyp në Letër