2023
Kurrë Mos Hiqni Dorë nga një Mundësi që të Dëshmoni për Krishtin
Maj 2023


Kurrë Mos Hiqni Dorë nga një Mundësi që të Dëshmoni për Krishtin

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Ndërkohë që mund të mos e gëzojmë të njëjtën afërsi fizike sa ata që ecën me Krishtin gjatë shërbesës së Tij në tokë, nëpërmjet Frymës së Shenjtë ne mund ta përjetojmë fuqinë e Tij çdo ditë. Aq shumë sa të na nevojitet! …

… Afërsia jonë me Krishtin rritet nëpërmjet adhurimit shpesh në tempull, pendimit të përditshëm, studimit të shkrimeve të shenjta, frekuentimit të kishës dhe seminarit, përsiatjes së bekimeve tona patriarkale, marrjes me denjësi të ordinancave dhe nderimit të besëlidhjeve të shenjta. Të gjitha këto gjëra e ftojnë Shpirtin për të na e ndriçuar mendjen dhe ato na sjellin paqe dhe mbrojtje më të madhe. Por a i nderojmë ato si mundësi të shenjta për të dëshmuar për Krishtin? …

Ka fuqi kur i bëjmë këto zakone të shenjta më pak si një listë që duhet bërë, dhe më shumë një dëshmim. Procesi do të jetë gradual por do të rritet nëpërmjet pjesëmarrjes së përditshme, aktive dhe përvojave qëllimplota me Krishtin. Teksa në mënyrë të vazhdueshme veprojmë sipas mësimeve të Tij, ne fitojmë dëshmi për Të, ndërtojmë një marrëdhënie me Të dhe Atin tonë Qiellor. Ne fillojmë të bëhemi si Ata.

Kundërshtari krijon kaq shumë zhurmë sa mund të jetë e vështirë për ta dëgjuar zërin e Zotit. … Ne dëshirojmë të krijojmë zakone të dishepullimit dhe dëshmi që do të na e kthejnë vëmendjen çdo ditë drejt mbështetjes sonë te Shpëtimtari ynë.

… Shikoni për Krishtin kudo, ju premtoj se Ai është atje! Gëzimi i vërtetë qëndron në gatishmërinë tonë që t’i afrohemi më shumë Krishtit dhe të dëshmojmë personalisht.

Shtyp në Letër