2023
“Ti do të Qëndrosh në Mua dhe Unë në Ty; Prandaj Ec me Mua”
Maj 2023


“Ti do të Qëndrosh në Mua dhe Unë në Ty; Prandaj Ec me Mua”

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

“Zoti i tha Enokut: …

‘… Ti do të qëndrosh në mua dhe unë në ty; prandaj ec me mua’” [Moisiu 6:32, 34; theksimi i shtuar]. …

Zoti Jezu Krisht i drejton secilit prej nesh ftesën për të qëndruar në Të. Por në ç’mënyrë mësojmë dhe arrijmë të qëndrojmë në Të në të vërtetë?

Fjala qëndroj do të thotë të rrish i palëvizshëm ose i patundur dhe të durosh pa u dorëzuar. … Prandaj ne qëndrojmë në Krisht kur jemi të palëkundur dhe kemi vendosmëri në përkushtimin tonë ndaj Shëlbuesit dhe qëllimeve të Tij të shenjta, në kohë si të mira ashtu edhe të këqija.

Ne fillojmë të qëndrojmë në Zot duke ushtruar lirinë tonë të zgjedhjes morale për të marrë mbi vete zgjedhën e Tij nëpërmjet besëlidhjeve dhe ordinancave të ungjillit të rivendosur. …

Ne qëndrojmë në Të duke u ushqyer me bollëk me fjalët e Krishtit. …

Ne qëndrojmë në Të duke u përgatitur plot zell që të marrim pjesë në ordinancën e sakramentit. …

Premtimi i Shpëtimtarit ndaj pasuesve të Tij është i dyanshëm: nëse qëndrojmë në Të, Ai do të qëndrojë në ne. Por a është vërtet e mundur për Krishtin që të qëndrojë në ju dhe në mua, individualisht dhe personalisht? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është një “po” kumbuese. …

… Lidhja nëpërmjet besëlidhjeve, të cilën e kemi me Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij të ringjallur dhe të gjallë, është burimi hyjnor i këndvështrimit, shpresës, fuqisë, paqes dhe gëzimit jetëgjatë. …

… Unë dëshmoj se premtimi i Shpëtimtarit për të qëndruar në ne, është i vërtetë dhe në dispozicion për çdo anëtar të Kishës së Tij të rivendosur që i mban besëlidhjet. …

… Nëse qëndrojmë në Të, Ai do të qëndrojë në ne.

Shtyp në Letër