“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.
Lidhuni
Aura K.
16 vjeçe, Nairobi, Kenia
Mua më pëlqen shumë të bëj ëmbëlsira. Më pëlqen shumë buzëqeshja që shkaktojnë ëmbëlsirat. Të gjithëve iu pëlqejnë gostitjet e shijshme. Një herë, mami im i la të gjithë përbërësit për kekun me banane në kuzhinë, por sikur nuk ishte entuziaste për ta bërë.
Vendosa ta bëja unë kekun me banane në vend të saj. Shpejt kuptova se keku me banane nuk ishte për të. Përkundrazi, ajo po e përgatiste atë për t’ua dhënë nxënësve të vet. Mami ishte shumë e lumtur që e ndihmova në atë mënyrë.
Puna misionare është diçka tjetër që më pëlqen të bëj! Disa nga aktivitetet e Kishës që më kanë pëlqyer, janë kur u kam dhënë njerëzve kopje të shkrimeve të shenjta dhe u kam kënduar himne.
Një herë tjetër, shoqja ime më gjeti duke lexuar revistën Liahona dhe më pyeti rreth Kishës. I shpjegova asaj rreth pendimit dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ajo ishte shumë e interesuar dhe i dhashë kopjen e revistës Liahona.
Më pëlqen shumë ta shpërndaj ungjillin tek të tjerët në mënyrë që ata të kenë mundësinë të dinë më tepër rreth Atit Qiellor.