2023
Shtatë Ditë Shpërndarjeje
Korrik 2023


“Shtatë Ditë Shpërndarjeje”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Shtatë Ditë Shpërndarjeje

Ti mund ta shpërndash ungjillin në mënyra normale dhe të natyrshme. A je gati për sfidën?

Kur bëhet fjalë për të dhënë dëshmitë, shpesh mendojmë t’i japim dëshmitë tona në mbledhjen e sakramentit ose në ndonjë mjedis tjetër formal. Por ne na kanë inkurajuar të “kërko[jmë] mundësi për ta përmendur besimin [tonë] në mënyra të natyrshme dhe normale”1.

Në sfidën shtatëditore më poshtë, mund ta japësh dëshminë tënde në një mënyrë të ndryshme çdo ditë për një javë. Mund t’i bësh këto gjëra sipas një rendi çfarëdo ose mund edhe të të vijnë ide të tuat! A je gati për sfidën?

Pamja
shtëpi mbledhjesh

Ilustrimet nga Emily Davis

Dita e 1‑rë: Kisha

Merre parasysh ta japësh dëshminë tënde në një mbledhje agjërimi dhe dëshmish në kishë, nëse kjo është diçka që ndihesh rehat ta bësh. Nëse nuk ndihesh rehat, mund ta japësh dëshminë në kishë edhe duke marrë pjesë në orët mësimore të dielën dhe në seminar. Komentet që bën atje, mund t’i lartësojnë të tjerët dhe t’i forcojnë dëshmitë e tyre, si dhe tënden.

Pamja
miq

Dita e 2‑të: Miqtë

Çfarë mësove në kishë të dielën? A të pëlqeu ajo që tha dikush në një bisedë në mbledhjen e sakramentit ose në diskutimin tuaj si klasë? Ndoshta kënga e hapjes ishte një nga himnet e tua të parapëlqyera. Tregoji një shoku ose shoqeje rreth saj! Më pas pyete për fundjavën e tij ose të saj.

Pamja
telefon me mediat shoqërore

Dita e 3‑të: Media Shoqërore

Media shoqërore është një vend i mrekullueshëm për t’i treguar gjërat shpirtërore në një mënyrë normale dhe të natyrshme. Për këtë ditë të sfidës, merre parasysh të shpërndash një publikim me:

  • Një prej vargjeve të tua të parapëlqyera nga shkrimet e shenjta.

  • Një citim lartësues nga konferenca e përgjithshme.

  • Një mendim ose përvojë shpirtërore.

  • Diçka që të pëlqen shumë ose e çmon rreth Shpëtimtarit.

  • Një mënyrë se si Ai të ka ndihmuar kohët e fundit ose një cilësi që e admiron tek Ai dhe arsyen pse.

Pamja
telefon me material filmik dhe mesazh

Dita e 4‑të: Mesazh në Celular ose Material Filmik

Dërgoji një mesazh lartësues një shoku ose shoqeje nëpërmjet një mesazhi në celular ose materiali filmik. Mund të shpërndash një bisedë nga konferenca që mendon se ai ose ajo mund ta pëlqejë, t’i thuash për diçka që e vlerëson tek ai ose ajo, ose t’i tregosh për besimin tënd te Jezu Krishti. Për shembull, ai ose ajo mund të ketë nevojë të dijë rreth dashurisë së Atit Qiellor për të. Mundet gjithmonë t’ia thuash edhe nga afër gjithashtu!

Pamja
e re me një tullumbace në formë zemre

Dita e 5‑të: Shërbimi

Mund të pyesësh veten se si shërbimi ndaj të tjerëve mund të jetë një mënyrë për të dhënë dëshminë tënde. Apostulli Pal i tha Timoteut: “Bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe dëlirësi” (1 Timoteut 4:12). Kështu që ti mund t’i tregosh bindjet e tua nëpërmjet shembullit tënd, nëpërmjet shërbimit ndaj të tjerëve siç do t’u shërbente Shpëtimtari.

Pamja
mjete për krijimtari artistike

Dita e 6‑të: Krijimtaria Artistike

Ndonjëherë njerëzit e përdorin krijimtarinë artistike si një mënyrë tjetër për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre. Mund të përdorësh piktura, skulptura, poezi, muzikë ose çdo lloj tjetër arti për të treguar se si ndihesh për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij.

Pamja
i ri dhe e re duke biseduar

Dita e 7‑të: Bashkëbisedime Rastësore

Mos ki frikë t’i përmendësh bindjet e tua në rrethana rastësore, ashtu siç do të shprehje çdo mendim tjetër që ke për një temë të caktuar.

Sigurisht, mund të flasësh për aktivitetet e Kishës ose për një shkrim të shenjtë që e lexove kohët e fundit, por mund të jetë edhe më rastësore se kaq. Për shembull:

  • Nëse ndihesh i/e frymëzuar nga natyra, shprehja dikujt tjetër vlerësimin tënd për krijimet e Perëndisë.

  • Ndofta kohët e fundit ke pasur një përvojë të hatashme shpirtërore. Tregoji një shoku ose shoqeje për këtë nëse nuk është tepër personale.

  • Gjej analogji me ungjillin në një libër ose film që të pëlqen, dhe jep pikëpamjet e tua.

Mënyra Normale dhe të Natyrshme

Ndërsa gjen mënyra të ndryshme për të treguar bindjet e tua, do të bëhet gjithnjë e më e natyrshme bërja e kësaj. Fillimisht mund të duket e sikletshme, por është normale. Mos harro se vetë dëshmia jote është tashmë e natyrshme për ty, është pjesë e asaj që ti je. Edhe dhënia e saj mund të bëhet e natyrshme. Ajo çka të duhet, është ta japësh atë pak më shumë çdo ditë.

Si do ta japësh dëshminë tënde sot?