2023
Gjetja e një Shtëpie, e Dashurisë dhe Përkatësisë
Korrik 2023


“Gjetja e një Shtëpie, e Dashurisë dhe Përkatësisë”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Themele të Forta

Gjetja e një Shtëpie, e Dashurisë dhe Përkatësisë

Pamja
familje duke shkuar në kishë

Ilustrimi nga Jessica Parker

Isha gjashtë vjeçe kur m’u desh të largohesha nga familja ime biologjike. Ishte shumë e trishtë dhe e frikshme. Pak muaj pasi ndodhi kjo, dëgjova për herë të parë për Jezu Krishtin.

Fillova të vizitoja një familje që u bë familja ime kujdestare. Ata kishin shumë fëmijë që ishin të sjellshëm me mua dhe e donin Shpëtimtarin. Familja ime e re më lejoi të shkoja në kishë me ta dhe atje ndihesha e sigurt dhe e lumtur.

M’u deshën disa vjet frekuentimi të kishës dhe leximi të shkrimeve të shenjta para se të kuptoja se çfarë ishte ungjilli, dhe doja të pagëzohesha patjetër. Isha 12 vjeçe kur përfundimisht u birësova nga familja ime kujdestare dhe m’u lejua të pagëzohesha nëse dëshiroja.

Në pagëzimin tim dhashë dëshminë time dhe e ndjeva dashurinë e Perëndisë të më rrethonte me një forcë të madhe.

Leximi i Librit të Mormonit dhe të mësuarit rreth Jezusit më kanë ndihmuar të di se nuk jam vetëm dhe se jam një fëmijë i Perëndisë. Edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dua unë, Ai do të më gjendet gjithmonë pranë.

Vajëllet B., Havai, SHBA