2023
Mbajtja Fort tek e Vërteta
Korrik 2023


“Mbajtja Fort tek e Vërteta”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Mbajtja Fort tek e Vërteta

Pamja
një e re duke mbajtur një top drite

Ilustrimi nga Ben Simonsen

Herën e parë kur pashë një godinë të Kishës, mendova se ishte spital. Ishte kaq e pastër dhe e qetë. E desha ungjillin e Jezu Krishtit që në çastin kur frekuentova shërbimet e Kishës.

Motrat misionare filluan të më jepnin mësimet dhe vendosa të pagëzohesha. Isha dita më e bukur!

Me ungjillin më njohu fqinja ime, e cila është një misionare e kthyer. Ajo më telefonoi një mëngjes të diele dhe më kërkoi të shkoja në kishë me të dhe familjen e saj. Fillimisht mami më tha se nuk mund të shkoja pasi nuk kishim para për biletën e autobusit. Kur i tregova fqinjës sime për këtë, më tha se do të më merrte ajo dhe mami më lejoi të shkoja.

Madje edhe Kur Ecim të Vetëm

Pasi u pagëzova, pata shumë periudha të vështira me familjen time. Ndonjëherë ata donin që të qëndroja në shtëpi të dielën, por përkundrazi do të zgjidhja që të shkoja në kishë. Shumicën e kohës ishte e vështirë të përpiqesha të vazhdoja në shtegun e besëlidhjeve.

Disa nga pjesëtarët e familjes ishin kundër Kishës dhe më thanë se kisha bërë zgjedhjen e gabuar që isha bashkuar me të. Kur ata ma thonin këtë gjë, në mendje më vinin këto fjalë: “E di se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti jetojnë. Unë e di se Kisha është e vërtetë.” Këto mendime më kanë ndihmuar të mbahem fort tek e vërteta.

Veprimet Tona mund të Ndikojnë në Jetën e të Tjerëve

Kur e pata të vështirë që të dija si ta paguaja të dhjetën, fqinja ime më tregoi se si ta paguaja. Tani kur mami më jep para xhepi, gjithmonë e paguaj të dhjetën. Unë dhe familja ime kemi parë bekime nga kjo. Familja ime madje ka filluar të më japë nga paratë e veta për të paguar të dhjetën! Kjo ka qenë e papritur.

Shumicën e kohës shkoj vetë në kishë, por ndonjëherë vjen edhe mami. Mami vendosi të mësonte më shumë për ungjillin dhe duket se e lumturon ndonëse nuk është pagëzuar ende.

Lutja dhe Besimi i Ndryshojnë Zemrat

E kam parë dorën e Zotit në jetën e familjes sime ndërsa lutem për familjarët dhe u kërkoj të tjerëve të luten për ta në tempull. Pjesëtarët e familjes sime janë bërë më përkrahës dhe tani më inkurajojnë të shkoj në kishë dhe të jem e vërtetë për atë që jam.

Gjyshi nga babi ndërroi jetë kohët e fundit dhe e gjeta emrin e tij ndërsa po bëja punë për historinë familjare. E pyeta babin nëse mund t’i bëja ordinancat e tij në tempull. Ai tha: “Bëji nëse ajo është gjëja e duhur”.

Gëzimi dhe Lumturia e Vërtetë

Leximi i shkrimeve të shenjta dhe njohuria për Shlyerjen e Jezu Krishtit më kanë sjellë gëzim, lumturi, paqe dhe ngushëllim.

Unë e di se nëpërmjet flijimit shlyes të Shpëtimtarit, unë mund të jem përsëri me Atin tim Qiellor dhe se familja ime mund të jetë me mua përgjithmonë nëse ne vulosemi në tempull një ditë.

Autorja është nga Vanuatu dhe jeton në Fixhi.