2023
11 Histori Vërtet të Shkurtra Lidhur me Shpërndarjen e Ungjillit
Korrik 2023


“11 Histori Vërtet të Shkurtra Lidhur me Shpërndarjen e Ungjillit”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023

11 Histori Vërtet të Shkurtra Lidhur me Shpërndarjen e Ungjillit

Dhe se si mund ta shpërndash edhe ti!

Pamja
e re; fëmijë duke u lutur

Trego se si Ungjilli Mund të Ndihmojë

Një ditë në klasë isha ulur pranë shokut tim. Po bëheshim gati të bënim një provim dhe ai më tha se ishte vërtet në ankth. E ndjeva se duhej t’i mësoja se si të lutej. Pastaj, të dy ulëm kokat dhe u lutëm në heshtje për ndihmë në provim. Jam mirënjohëse që lutja mund të ndihmonte për ta qetësuar ankthin e shokut tim.

Ebigeili, Uruguai

Pamja
i ri; të rinj duke vizituar një të moshuar

Jepu Shërbesë Njerëzve Në Nevojë

Në lagjen tonë kishim një grua të moshuar e cila nuk mund të vinte personalisht në mbledhjen e sakramentit për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Unë dhe babi im e pyetëm peshkopin nëse mund t’ia çonim sakramentin në shtëpi çdo javë. Bashkëshorti i saj, i cili ishte pak aktiv, filloi gjithashtu ta merrte sakramentin. Mbledhja e Izraelit do të thotë se ne duhet t’i ftojmë të tjerët të vijnë më pranë Jezu Krishtit. Dhënia e shërbesës është pjesë thelbësore e saj.

Shioni, Jutë, SHBA

Pamja
të rinj; fëmijë duke luajtur

Fto Njerëz në një Aktivitet

Po ngisja biçikletën pranë një kishe kur pashë shumë njerëz atje duke kërcyer. Thirra një të ri (që quhej Guxim) dhe e pyeta se çfarë po bënin. Ai tha se kishin ardhur për orë mësimore që quheshin seminar. Më tregoi se do të kishte një aktivitet në kishë dhe më pyeti a doja të shkoja me të. Guximi, si shok, ma ndryshoi vërtet jetën duke më ndihmuar të merrja njohuri për ungjillin.

Davidi, Ganë

Pamja
i ri; të rinj duke ngjitur shkallë

Bëhu Shembull

Mësova shumë duke parë vëllanë më të madh. Më pëlqejnë videolojërat dhe futbolli dhe, sinqerisht, ndoshta do t’i bëja ato gjëra gjatë gjithë kohës po të mos ishte për të. Edhe atij i pëlqejnë ato gjëra dhe shumë herë i luajmë bashkë, por ai gjithmonë lë kohë për t’u rritur dhe përmirësuar. Nuk do ta harroj kurrë që më ftuan të merrja drogë në shkollë. Menjëherë më shkoi mendja te vëllai im dhe e dija se çfarë do të zgjidhte ai; ngaqë dua të jem si ai, bëra zgjedhjen e duhur dhe thashë ‘jo’.

Emilio, Tenesi, SHBA

Pamja
e re; vajza duke u përqafuar

Ndihmoji të Tjerët ta Ndiejnë Dashurinë e Krishtit

Gjatë një konference FSY‑je, po ndihesha shumë e vetmuar. U luta çdo ditë me shpresën që ta ndieja Shpirtin dhe dashurinë e Jezu Krishtit. Pas një prej bisedave, një e re që nuk e njihja shumë mirë, m’u afrua dhe më përqafoi. E ndjeva dashurinë e Krishtit në përqafimin e saj, sikur po më thoshte se më donte.

Natalia, Kili

Pamja
e re; vajza me telefona

Ndiqi Nxitjet

Një ditë, pata një nxitje shpirtërore që duhej ta ftoja shoqen time të ngushtë të shkollës në një takim shpirtëror. Doja ta shpërfillja nxitjen, por më në fund i dërgova një mesazh në celular një ditë përpara. Ndërsa u ulëm së bashku në takimin shpirtëror, isha në ankth. Por kur mbledhja mbaroi, ajo buzëqeshte vesh më vesh. Ai ishte një kujtues për mua se Perëndia i njeh fëmijët e Vet më mirë se unë dhe se duhet t’i ndjek gjithmonë nxitjet për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.

Eliza, Minesotë, SHBA

Pamja
i ri; të rinj në park

Lutu për Atë që Duhet të Thuash

Unë dhe motra ime jemi të vetmit anëtarë të Kishës në shkollën tonë. Njerëzit e dallojnë që jemi të ndryshëm dhe gjithmonë na bëjnë pyetje. Në fillim kisha siklet që t’iu flisja, por u luta që të isha në gjendje të thoja gjënë e duhur, dhe ata i kanë dëgjuar dhe respektuar zgjedhjet e mia.

Rubeni, Norvegji

Pamja
e re; vajzë me pajisje digjitale

Shpërndaji në Internet të Vërtetat e Ungjillit

Për një synim, shfletova manualin Eja, Më Ndiq dhe gjeta shkrime të shenjta dhe citime për t’i shpërndarë në mediat shoqërore. Mora disa komente nga njerëzit që thonin se e ndienin Shpirtin nëpërmjet publikimeve të mia. Shpërndarja e ungjillit mund t’i ndihmojë të tjerët në mënyra që nuk mund t’i imagjinojmë për momentin.

Rakela, Brazil

Pamja
e re; fëmijë në shkollë

Bëhu Krijues/e

Në një nga orët mësimore të shkollës, po lexonim një libër që kritikonte Kishën. E dija që duhej të flisja hapur rreth të vërtetave të ungjillit të rivendosur. Ndaj ngrita dorën. Mësuesja më dha leje, por nuk dija se çfarë të thoja. Nuk e di se si, fillova të këndoja këngët për Nenet e Besimit. Për habinë time, një nderim i thellë e përshkoi dhomën. Më pas pati më pak pështjellim dhe mësuesja dhe shokët e klasës e trajtuan me më shumë respekt diskutimin në klasë dhe mua.

Monika, Masaçusets, SHBA

Pamja
e re; familje në shtëpi

Ji një Dritë

Kur isha 15 vjeçe, vendosa se duhej të filloja të kërkoja një kishë për ta frekuentuar. Disa ditë më vonë, u miqësova me një vajzë në shkollë e cila dukej sikur shndriste. Dy javë më vonë, ajo më ftoi në shtëpinë e saj. Kur shkova atje, familja e saj më ftoi t’iu bashkohesha për një mbrëmje të shtëpisë. Fillova të kisha interes për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e bazuar kryesisht te fakti se sa e lumtur ishte familja e shoqes sime atë mbrëmje.

Mek-Kejli, Kolorado, SHBA

Pamja
i ri; të rinj duke biseduar

Shpërndajeni prej Dashurisë

Kushërira më inkurajoi të takohesha me misionarët, mendoj, ngaqë donte që të gëzoja bekimet që ajo po gëzonte në atë kohë. Ndjeva që kushërira dhe miku im, Enoku, më donin dhe donin diçka të mirë për mua. Kjo më bëri të mos ndihesha në siklet për të shkuar në kishë.

Eriku, Ganë