2023
Bekimet e Seminarit
Korrik 2023


“Bekimet e Seminarit”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Bekimet e Seminarit

Pamja
e re

Në fillim isha skeptike dhe nuk isha gati të ngrihesha herët dhe të shkoja në orën e seminarit. Por frekuentimi i seminarit më ndihmoi të gjeja vetveten dhe të dëgjoja zërin dhe udhëzimet e Zotit.

Në seminar jam përqendruar gjithnjë te paqja, gëzimi, dashuria, përkrahja dhe ngushëllimi. Nuk mund ta shpreh mjaftueshëm me fjalë se seminari udhërrëfehet nga Zoti.

Falë seminarit mësova të lexoj dhe të kem besim e siguri te vetja. E di që shkrimet e shenjta janë të vërteta. Shkrimet e shenjta më udhërrëfejnë kur ndihem e humbur dhe më udhëzojnë sa herë që kaloj një ditë të keqe.

Gabriella K., Haut‑Katanga, Republika Demokratike e Kongos