2023
Lutja për Ndihmë Lidhur me Bullizuesit
Korrik 2023


“Lutja për Ndihmë Lidhur me Bullizuesit”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Themele të Forta

Lutja për Ndihmë Lidhur me Bullizuesit

Pamja
rini në shkollë

Ilustrimi nga Jessica Parker

Ndonjëherë njerëzit na gjykojnë që jemi anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe që jemi ndryshe. Vitin e kaluar u bullizova shumë nga ca njerëz në shkollë. Por e ndjeva ndihmën e Perëndisë kur të tjerët më ndihmuan të mbrohesha nga bullizuesit. Ishte si një strehë mbrojtjeje nga Perëndia.

U luta që të mund të isha në gjendje t’i falja njerëzit që më bullizuan. I kam falur me zemër dhe tani u buzëqesh dhe i përshëndes kur i shoh.

Më pëlqen t’i ndihmoj të tjerët, si për shembull shokët e mi të futbollit, dhe të mos i gjykoj njerëzit. Dua që të tjerët të më shohin mua dhe të tjerët ashtu siç jemi në të vërtetë.

Methju H., Arizonë, SHBA