2023
Ji një Përgjigje për Lutjen e Dikujt
Korrik 2023


“Ji një Përgjigje për Lutjen e Dikujt”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Eja, Më Ndiq

Veprat e Apostujve 3

Ji një Përgjigje për Lutjen e Dikujt

Ndjekja e nxitjeve na ndihmon të sjellim një ndryshim.

Pamja
Pjetri dhe Gjoni shërojnë një burrë në tempull

Such as I Have I Give unto Thee [Atë që Kam, po ta Jap], nga Walter Rane

Pjetri dhe Gjoni shërojnë një burrë në tempull.

Mund të ndihesh sikur nuk ke shumë për të dhënë. Por ti ke besimin tënd te Jezu Krishti dhe besimi yt tek Ai mjafton për të shkaktuar disa gjëra mjaft të mrekullueshme.

Pak pas vdekjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, Pjetri dhe Gjoni shkuan në tempull, ku një burrë që nuk mund të ecte, ishte ulur jashtë dhe u kërkoi një lëmoshë.

Pjetri i tha burrit: “Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec” (shih te Veprat e Apostujve; theksimi i shtuar).

Pjetri e ngriti burrin në këmbë. Për herë të parë në jetën e tij, burri mundi të qëndronte në këmbë. Ai eci dhe madje u hodh përpjetë nga gëzimi. Besimi i Pjetrit te Krishti i dha atij guximin për ta shëruar burrin nëpërmjet fuqisë së priftërisë.

Megjithatë, le të themi atë që është. Ka gjasa që ti nuk do të shërosh gjatë gjithë kohës sëmundjet fizike të të gjithëve. Por besimi yt mund të ndihmojë në mënyra të tjera. Ashtu si Pjetri, mund të japësh atë që ke.

Pamja
të rinj

Fotografia nga Getty Images

Sjellja e një Ndryshimi

A je lutur ndonjëherë që të ndihesh më pak i/e vetmuar? Ose që dikush të jetë shoku ose shoqja jote?

A është shfaqur ndonjëherë dikush, të ka telefonuar ose dërguar një mesazh në celular në atë çast? Ai ose ajo mund të ketë qenë duke ndjekur një nxitje dhe duke u përpjekur për të përmirësohet, ashtu si ti. Gjithçka që ai ose ajo bëri, ishte të përdorte me besnikëri pak nga koha e vet, pak nga guximi i vet dhe pak dashamirësi, me fjalë të tjera, atë që kishte. Ti gjithashtu mund ta lejosh besimin tënd të të shtyjë të veprosh sipas nxitjeve.

Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Ne kemi përgjegjësinë e shenjtë që të mësojmë ta dallojmë ndikimin e [Frymës së Shenjtë] në jetën tonë dhe të reagojmë”1.

Ti nuk e vë re gjithmonë se kur ose a ke sjellë një ndryshim në ditën e dikujt, kështu që mund të jetë e vështirë ta kuptosh qëllimin e ndjekjes së nxitjeve.

Megjithatë, përpjekja për të shërbyer, bërja e asaj që mundesh, do të të bëjë të ndihesh i/e lumtur dhe i/e plotësuar, edhe nëse nuk i sheh gjithmonë rezultatet. Ndërsa ua vë veshin nxitjeve, Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë të mësosh se si t’u shërbesh të tjerëve, madje edhe kur ke orare të ngjeshura. Sikur dha mësim Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Lutjet marrin përgjigje … në shumicën e kohës … nga Perëndia duke përdorur njerëz të tjerë. Pra, lutem që Ai do të na përdorë. Lutem që ne do të jemi përgjigjja e lutjeve të njerëzve.”2

Gëzim për Këdo

Duke bërë mirë, mund të jesh përgjigjja e lutjeve të të tjerëve dhe mund të gjesh gëzim gjatë jetës dhe në përjetësi. Siç dha mësim Plaku Rasband: “Gëzim[i] vjen si paqe mes vështirësive ose pikëllimit. Ai na jep ngushëllim dhe kurajë, i shpalos të vërtetat e ungjillit dhe e rrit dashurinë tonë për Zotin dhe të gjithë fëmijët e Perëndisë.”3 Me fjalë të tjera, edhe ti bëhesh më shumë si Krishti.

Thjesht jep atë që mundesh, duke filluar me pak kohë dhe bindje.

Ndonjëherë, sigurisht, je ti personi që ka nevojë për pak më tepër ndihmë. Edhe këtu, një Atë i dashur Qiellor u dërgon nxitje të tjerëve. Ata mund të gjejnë gëzim ndërsa bëhen një përgjigje për lutjet e tua, ashtu si ti mund të jesh një përgjigje për lutjet e tyre. Kjo do të thotë se ka miliarda përgjigje të mundshme dhe ajo e radhës mund të jetë duke ecur nëpër rrugë, gati për të të thënë “Tungjatjeta!”.