2023
4 Mënyra për të Përkrahur Miqtë me Familje që Janë Pjesërisht Anëtare
Korrik 2023


“4 Mënyra për të Përkrahur Miqtë me Familje që Janë Pjesërisht Anëtare”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Ndihmë për Jetën

4 Mënyra për të Përkrahur Miqtë me Familje që Janë Pjesërisht Anëtare

Ti mund t’i ndihmosh të gjithë të ndiejnë se ka njerëz që i duan dhe interesohen për ta në kishë pavarësisht nga rrethanat e tyre.

Familjet janë të të gjitha llojeve. Njerëzit që sheh në kishë, për shembull, mund të kenë pjesëtarë të familjes që nuk janë anëtarë të Kishës ose që kanë zgjedhur të largohen nga Kisha. Pa përkrahjen e familjes, mund të jetë e vështirë që njerëzit të marrin pjesë në kishë ose madje të ndihen sikur i përkasin atij vendi.

Kjo është koha kur ti mund të bësh diçka!

Ti mund të luash një rol të rëndësishëm në bekimin e të gjitha llojeve të familjeve, në të gjitha llojet e rrethanave. Ja tek janë disa mënyra se si mund të ndihmosh:

Pamja
e re duke u lutur

Ilustrimet nga Oksana Grivina

Lutu për Mënyra se si të Ndihmosh

Lutu për të ditur se si mund t’i ndihmosh edhe ata që vijnë në kishë, edhe familjet e tyre. Ji gati të ndërmarrësh veprime për përgjigjet që merr.

Pamja
miqtë dhe familja

Njihu me Familjen

Nëse është e mundur, përpiqu të njihesh me të gjithë familjen e shokut apo shoqes sate. Kjo do të të ndihmojë të dish se çfarë përkrahje ka shoku apo shoqja jote në shtëpi dhe çfarë e bën të ndërlikuar për të pjesëmarrjen në kishë. Ndërsa e njeh më mirë familjen, mund të frymëzohesh që të ndihmosh në mënyra specifike që nevojiten.

Pamja
të rinj duke ngjitur shkallë

Sigurohu që ta Jetosh Ungjillin me Qëndrueshmëri

Shumë njerëz interesohen për Kishën kur shohin anëtarë ta jetojnë atë që besojnë. Asnjëherë nuk e di se kush po të vëzhgon. Ti mund të arrish shumë të mira thjesht duke e jetuar ungjillin. Bërja e kësaj do ta bekojë jetën tënde dhe mund të ndihmojë për të sjellë dritën e ungjillit tek ata që të rrethojnë.

Pamja
njerëz të ndryshëm

Thjesht Ji Dashamirës/e

Mos e nënvlerëso faktin se si dashamirësia e thjeshtë mund të sjellë një ndryshim të madh. Për shembull:

Nëse sheh dikë të ulur vetëm në kishë, ulu pranë tij ose saj, ose ofroji që të ulet me familjen tënde.

Nëse nuk mund të shkojë vetë në kishë ose aktivitete të tjera, ofrohu ta marrësh ti me makinë ose ftoje të vijë me familjen tënde.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i përfshish shokët e tu në aktivitete. Një ftesë për një aktivitet lagjeje ose familjar mund të duket gjë e vogël, por mund ta ndihmojë shokun ose shoqen tënde të zgjedhë që të qëndrojë pranë Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij, nëse mendon se është i/e përfshirë.