2023
Po sikur dikush të më thotë se shkenca e hedh poshtë diçka që ne besojmë?
Korrik 2023


“Po sikur dikush të më thotë se shkenca e hedh poshtë diçka që ne besojmë?” Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Drejt e në Temë

Po sikur dikush të më thotë se shkenca e hedh poshtë diçka që ne besojmë?

Pamja
mjete shkencore

Presidenti Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim: “Perëndia është burimi i të gjithë së vërtetës. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme e përqafon të gjithë të vërtetën që Perëndia ua përçon fëmijëve të Tij, qoftë e mësuar në një laborator shkencor ose e marrë nëpërmjet zbulesës së drejtpërdrejtë prej Tij” (“Çfarë Është e Vërtetë?” konferenca e përgjithshme e tetorit 2022 [Liahona, nëntor 2022, f. 30]).

Nëse njerëzit thonë se shkenca bie në kundërshtim me një të vërtetë të ungjillit, ja disa gjëra për t’i mbajtur në mendje:

Ju duhet të merrni faktet. Zbuloni se çfarë pretendon në të vërtetë shkenca (dhe nuk pretendon), si dhe çfarë pretendon ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit (dhe nuk pretendon). Jepuni përparësi studimit të shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve.

Njohuria shpirtërore është e vërtetë. Shkenca është një metodë për të mësuar të vërtetat rreth botës fizike. Por ka disa të vërteta që Perëndia na i jep vetëm nëpërmjet zbulesës. Ju mund të keni besim se Fryma e Shenjtë “flet për gjëra ashtu siç janë në të vërtetë” (Jakobi [LiM] 4:13).

Besimi kërkon durim. Njohuritë shkencore rishikohen me kalimin e kohës. Ndonjëherë thjesht duhet të presim që shkenca të arrijë në të njëjtin përfundim me të vërtetën e përjetshme të zbuluar. Ne mund të mbahemi fort tek të vërteta shpirtërore më të mëdha ndërkohë që plotësohen hollësitë.