2023
Koha e Ripërtëritjes
Korrik 2023


“Koha e Ripërtëritjes”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Rresht pas Rreshti

Koha e Ripërtëritjes

Mësoni se çfarë u tha njerëzve për Rivendosjen Apostulli Pjetër.

Pamja
Vegimi i Parë

First Vision [Vegimi i Parë], nga Walter Rane

kohët e flladit

“Kohët e flladit” për të cilat foli Pjetri, janë koha kur Jezu Krishti do të vijë përsëri. Pas Ardhjes së Dytë, “toka do të ripërtërihet dhe do të marrë lavdinë e saj të parajsës” (Nenet e Besimit 1:10).

koha e ripërtëritjes të të gjitha gjërave

“Koh[a] e ripërtëritjes të të gjitha gjërave” është koha kur do të ndodhë Rivendosja e ungjillit. Ajo kohë përfshin ditët e mëvonshme (kohën tonë) dhe kohën kur Jezu Krishti do të vijë përsëri.

Rivendosje do të thotë të sjellësh përsëri ose rikthesh. Rivendosja e ungjillit filloi në pranverën e vitit 1820, kur Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Profetit Jozef Smith. Kjo është koha kur shumë gjëra filluan të silleshin përsëri në tokë, përfshirë të vërtetat e kulluara të Jezu Krishtit, autoritetin e priftërisë dhe Kishën.

gjithë profetët e tij të shenjtë, që nga fillimi i botës

Që në kohët e lashta, profetët kanë parashikuar se Biri i Perëndisë, Jezu Krishti, do të vinte në tokë dhe do të ishte Shpëtimtari ynë. Ata parashikuan edhe se Jezu Krishti do të vijë për të dytën herë.

Profetët gjithashtu parashikuan që përpara se Shpëtimtari të vijë sërish, Ai do të rivendosë ungjillin e Tij dhe Kishën e Tij në tokë. Rivendosja të cilën profetët e parashikuan, po ndodh në kohën tonë.