2023
Titulli i Artikullit
Korrik 2023


“Djali Plëngprishës”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit

Lluka 15:11–32

Djali Plëngprishës

Pamja
afishe e Djalit Plëngprishës

Shkarkoje në formatin PDF

Një djalë rebel kërkon trashëgiminë e tij dhe largohet nga shtëpia.

Ai e shpërdoron për kënaqësi çdo gjë që i dha babai.

Një zi buke godet vendin, kështu që ai punon duke ushqyer derrat.

Një ditë, ai e kupton se mund të shkojë në shtëpi dhe të kërkojë ndihmë.

Kur kthehet në shtëpi, ai kërkon të jetë shërbëtor i familjes së vet, duke mos besuar se meriton të trajtohet më si djali i babait të tij.

Por i ati e fal plëngprishësin dhe e pranon si djalin e tij, dhe familja feston kthimin e djalit.

Domethënia e Kësaj

Djali plëngprishës na përfaqëson ne kur rebelohemi kundër Atit tonë Qiellor. Por pavarësisht se ku kemi shkuar apo çfarë kemi bërë, Ati Qiellor dëshiron që ne të kthehemi në shtëpi tek Ai dhe ungjilli i Jezu Krishtit.

Nuk na duhet të jemi të përsosur. Ne duhet të kemi brejtje të ndërgjegjes dhe të jemi të përulur, të vijmë te Krishti dhe të pendohemi. Perëndia do të na veshë me lavdi dhe do të na tregojë denjësinë tonë të vërtetë.