2023
Si mund të jem një shembull për pjesëtarët e familjes që e kanë të vështirë t’i jetojnë mësimet e Jezu Krishtit?
Korrik 2023


“Si mund të jem një shembull për pjesëtarët e familjes që e kanë të vështirë t’i jetojnë mësimet e Jezu Krishtit?” Për Forcën e Rinisë, korrik 2023.

Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund të jem një shembull për pjesëtarët e familjes që e kanë të vështirë t’i jetojnë mësimet e Jezu Krishtit?”

Trego, Shërbe dhe Fol

Pamja
e re

“Tregoji familjes tënde se si të jetuarit e ungjillit të bën të ndihesh i/e lumtur. Mund t’u shërbesh atyre dhe t’u tregosh përvojat e tua. Mund edhe të ftosh misionarët për të bërë një mbrëmje të shtëpisë në shtëpinë tënde.”

Lusiana M., 18 vjeçe, Mendoza, Argjentinë

Përpiqu të Kuptosh

Pamja
e re

“Disa pjesëtarë të familjes sime kanë bërë disa gjëra që nuk janë në përputhje me standardet e Perëndisë. Përpiqu të kuptosh arsyetimin e tyre për atë që kanë bërë. Kjo nuk do të thotë që ti duhet të bësh atë që po bëjnë ata. Më e rëndësishmja, duaji ata pavarësisht se çfarë bëjnë ose thonë.”

Melodi E., 13 vjeçe, Teksas, SHBA

Ndiqe Shpëtimtarin

Pamja
e re

“Gjithmonë përpiqem të jem një shembull për familjen time duke folur për mësimet e Kishës. Gjithmonë përpiqem të pasqyroj Krishtin te vetja. E di se nëse e ndjek Atë, do të jem në gjendje të jem një shembull i mirë për familjarët e mi dhe do të ndihmoj për të sjellë dritën e Krishtit në jetën e tyre.”

Adalia C., 19 vjeçe, Rio-Grande-do‑Sul, Brazil

Vër Muzikë Lartësuese

Pamja
e re

“Unë e rrethoj veten me media të mirë që sjell Shpirtin në shtëpinë time. Luajtja e një himni në piano më ndihmon të ndiej gëzim edhe kur pjesëtarët e familjes po hasin vështirësi. Vazhdo të mbështetesh te Shpëtimtari për gëzim e paqe, edhe kur të tjerët rreth teje nuk e bëjnë këtë.”

Loren B., 14 vjeçe, Merilend, SHBA

Duaji Ata

“Ti nuk mund t’i ndryshosh zgjedhjet e pjesëtarëve të familjes sikurse dhe ata të tuat, por ti mundesh gjithmonë t’i duash ata. Krishti tregoi kaq shumë dashuri ndaj njerëzve që nuk pajtoheshin me Të apo nuk e pëlqenin Atë. Çdokush është një fëmijë i Perëndisë dhe nëpërmjet dashurisë sate, ata mund ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor.”

Bruklin D., 17 vjeçe, Jutë, SHBA

Përpiqu të Shohësh siç Sheh Krishti

Pamja
i ri

“Pasja e dashurisë si e Krishtit dhe përpjekja për të parë përtej dobësive të tyre mund të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë po kalojnë ata. Jezu Krishti e kupton secilin nga ne përsosurisht. Ne mund të fillojmë t’i shohim dhe ndihmojmë të tjerët siç bën Ai nëse i kërkojmë Atij të na udhërrëfejë.”

Xhon K., 17 vjeç, Indiana, SHBA

Mos Gjyko

“Po mësoj t’i dua ata, të jem i mirë me ta dhe të mos i gjykoj.”

Logan C., 18 vjeç, Jutë, SHBA