Për Forcën e Rinisë
Më të Fortë se Tundimi
Mars 2024


“Më të Fortë se Tundimi”, Për Forcën e Rinisë, mars 2024.

Forcë për të Mposhtur Mëkatin

Më të Fortë se Tundimi

Shpëtimtari mund të të forcojë kur përpiqesh ta shmangësh mëkatin.

Pendimi është një mrekulli. Jezu Krishti e bëri atë të mundur. Ati Qiellor është i kënaqur që të na falë kur zgjedhim të pendohemi dhe të ndjekim urdhërimet e Tij. Ndërkohë që ne të gjithë kemi nevojë të pendohemi gjatë gjithë jetës sonë, si mund t’i bëjmë ballë mëkatit dhe të bëjmë zgjedhje më të mira?

Këtu janë disa këshilla për të fituar forcë nëpërmjet Jezu Krishtit kundër tundimit:

  • Lexoji shkrimet e shenjta çdo ditë.

  • Lutu çdo ditë.

  • Shko në kishë rregullisht.

Nganjëherë ne nuk u kushtojmë vëmendje këtyre përgjigjeve dhe i quajmë si të përgjithshme, të kuptueshme. Mos bjer në atë grackë! Këto përgjigje bazë, thelbësore përsëriten kaq shpesh ngaqë ato janë përgjigjet bazë, thelbësore! Ato funksionojnë.

Bëji këto gjëra dhe do të afrohesh më pranë Shpëtimtarit tënd.